Në 2009-ën ekonomia e pati shumë të vështirë të merrte veten nga Reçesioni i Madh. Drejtuesit e The New York Times u përfshinë në debate të zjarrta me njëri tjetrin nëse duhej t’a bënin përmbajtjen e lajmit me pagesë apo jo. Atëherë nuk ishte akoma e qartë nëse njerëzit do të pranonin të paguanin për të lexuar lajmet online, kështu New York Times rrezikonte të kanibalizonte audiencën e saj. Ndërkohë të ardhurat nga reklamat si online ashtu dhe në print veçse po binin e gazetës i duheshin dëshpërimisht burime të ardhurash të reja.
Për t’a studiuar më mirë këtë çështije e për t’i dhënë një përgjigje Arthur Sulzberg Jr., botuesi i gazetës asokohe, mblodhi komitete të brendshme dhe punësoi konsulentë të jashtëm për të marrë mendime të reja mbi këtë çështje. Lidershipi (drejtuesit ekzekutivë) i Times, ndërkohë, ndërmori hapa drastikë për të stabilizuar kompaninë financiarisht, duke marrë hua dyqind e pesëdhjetë milion dollarë nga miliarderi meksikan Carlos Slim, e duke shkurtuar kështu madhësinë e redaksisë së lajmeve dhe duke zvogëluar dividendin të paguar për anëtarët e familjes Sulzberger. Në një takim përfundimtar të redaksisë së lajmeve dhe drejtuesve të departamentit të biznesit, të dy palët prezantuan çështjet e tyre. Sulzberger vendosi ne fund t’a provonte fatin e redaksisë së tij me ata që favorizonin pagesat për leximin e lajmeve online.
Në 28 mars 2011, Times prezantoi një opsion në websiten e saj që i mundësonte njerëzve të lexonin veçse 20 artikuj falas në muaj e më pas të paguanin për përmbajtjen e lajmeve. Në një artikull të publikuar në New York Times, drejtuesit ekzekutivë Sulzberger dhe Janet Robinson u shprehën se ky veprim nuk është thjesht një bast afat-shkurtër për të ardhmen e kompanisë, por diçka mbi të cilën ne mendojmë se do t’i japë frytet në 2015-ën apo 2020-ën.
Nëntë vite më vonë basti i drejtuesve ekzekutivë kishte rezultuar i sukseshëm pasi redaksia kishte më shumë se 700 gazetarë dhe më shumë se 5 milionë lexues që paguanin për përmbajtjet e lajmeve e këto shifra ishin më të mëdhate që gazeta kishte parë ndonjëherë. E që atëherë shumë e gazeta të tjera të famshme si Washington Post në 2013-ën dhe The New Yorker në 2014-ën vendosën të ndiqnin rrugën me pagesë për lexuesit dixhitalë. Po kështu vepruan e shumë gazeta të tjera të vogla lokale, por fatkeqësisht nuk patën të njëjtin sukses. Times ndërkohë është bërë akoma e më shumë selektive me lexuesit e saj duke i’u ofruar atyre me kalimin e kohës një numër më të vogël artikujsh që ata mund të lexojnë falas teksa përpiqet që të rrisë dita-ditës numrin e lexuesve dixhitalë me pagesë.
Zhvendosja e gazetarisë në atë me pagesë në internet e ka ndihmuar shumë këtë të fundit që të jetë e të qëndrojë kualitative. Në vend të ndjekjes së trendeve të fundit në rrjete sociale apo motorëve të kërkimit kështu redaksitë mund të fokusohen në ato që mund të bëjnë më mirë duke i’u siguruar lexuesve në kohë atë cilësi apo lloj artikujsh për të cilët ata kanë bërë pagesën te gazeta. Një elitë e vogël gazetash kanë mundur të lulëzojnë në këtë epokë dixhitale përmes pagesave të lexuesve onlinë. I tillë ka qënë rasti i The Times, The Post dhe The Information e cila mbulon teknologjinë dhe i’u faturon lexusëve plot 399 dollarë në vit për të patur mundësinë e të lexuarit artikujt e saj. Ndërkohë ka dhe shumë portale apo gazeta online që mbahen falë reklamave si psh BuzzFeed, Vice, HuffPost, Mic, Mashable, Vox etj.
Zyrat në BuzzFeed të Los Angeles
Shumë prej këtyre firmave kanë mundur të marrin me miliona dollarë përmes financimeve e të ndërtojnë zyra redaksie të mëdha. Por përsëri më vështirësi kanë mundur të kenë sukses në biznesin e tyre e kjo pjesërisht e nga fakti që një shumë të ardhurash të mira të tyre i marrin Google dhe Facebook nga reklamimi dixhital.
Një shtyp i fortë e i pavarur kuptohet se është një pjesë thelbësore e një demokracie funksionuese. Ai ndihmon që qytetarët të informohen, mos të bien pre e thashethemeve, gjysëm të vërtetave apo propagandave të ndryshme. Javëve të fundit gazetat si The Times, The Atlantic, Wall Street Journal, Washington Post dhe gazeta të tjera i kanë ulur tarifat e tyre për lexuesit online. Por është akoma e paqartë se për sa kohë do të vazhdojë kjo kohë e gazetave që në shenjë solidariteti kanë ulur tarifat e tyre. Disinformimi i dhënë nga Trump e bën sa vjen akoma dhe më të esenciale nevojën për t’u mbështetur mbu burime të sakta e të besueshme. Por nga ana tjetër paraliza ekonomike e krijuar nga Covid-19 ka ulur në mëmnyrë të ndjeshme të ardhurat.
Është e thjeshtë t’a kuptosh imbalancën e informacionit që ekziston sot në shoqërinë amerikane. Informacioni kurrë nuk ka qënë më parë kaq lehtësisht i aksesueshëm. Mjafton të hysh në rrjete sociale dhe një lum lajmesh e informacionesh të reja nisin e vërshojnë. Midis 2004-ës dhe 2018-ës afërsisht një në pesë gazeta amerikane janë mbyllur si pasojë e aksesueshmërisë më të lehtë të lajmit e informacioneve që mund të realizohet sot.
Një raport i publikuar nga Reuters Institute tregon një kontrast të lartë midis atyreve të rinj që lexojnë lajme e janë të gatshëm të paguajnë për to e atyreve që nuk dëshirojnë të paguajnë për lajmin. Në përgjithësi individët e rinj që paguajnë për lajmet janë me shkollë të lartë e vijnë nga familje të pasura.
Në librin e tij “Breaking News” Alan Rusbridger ish-redaktori kryesor i “The Guardian” tregon për një debat të madh që u bë në zyrat e tij teksa po implementohej në masë pagesa online për leximin e artikujve të gazetave. Në biseda me kolegët u vu në pah fakti se me këtë lloj kufizimi veçse një pjesë e vogël e njerëzve do të mundnin të kishin aksesin në lajmet e besueshme e të mirëfillta. Sot zoti Alan Rsubridger e vërteton këtë mendim të dikurshëm duke parë realitetin në të cilin vihet re se 98% e amerikanëve janë të përjashtuar nga gazetaria kualitative e New York Times.
Së fundmi Ben Smith dhe Lydia Polgreen reaktorët kryesorë të BuzzFeed News dhe Huffpost respektivisht kanë anoncuar tërheqjen nga pozicinet e tyre. Të dyja këto lëvizje u panë si pika ndryshime në industrinë e gazetarisë. Në BuzzFeed Smith udhëhiqte një dhomë lajmesh prej 200 punonjësish dhe ndërtoi një ekip investigativ gjigand, ku reporterët e të cilit janë vlerësuar si finalistë të çmimit Pulitzer për vite me rradhë. Po ky lloj revolucioni u pa nga Polgreen në Huffpost e cila i orientoi gazetarët e saj drejt një lajmi reportazh më origjinal krahasuar me përmbajtjet e zakonshme të dikurshme që ndiqnin trendet e njerëzve. Por pavarësisht tërheqjes së dhjetrave milionë lexusve të dyja kompanitë u përballën me një presion financiar shumë të lartë.
Lydia Polgreen gazetare dhe redaktuesja kryesore e HuffPost
Në një bisedë personale me Polgreen, ajo më thotë se vendimi i saj për të drejtuar HuffPost e për të mos pranuar një pozicion shumë të mirë që i kishin ofruar në Neë York Times erdhi si rezultat dhe i disbalancës së madhe të dhënies së informacionit. Informacioni kuaklitatitiv po i rzervohej veçse njerëzve të pasur e me shkollë të lartë. E ky lloj mendimi i’u ngulit akoma e më fortë në mendje pas fitores së Trump-it. Ajo dëshironte të punonte për një linjë gazetarie e cila nuk do i’a kufizonte lajmin veçse atyreve që paguanin për lajmet.
Një model interesant i mbajtjes së gazetarisë kualitative është ai i të qënurit jo-fitimprurës (non-porfit). ProPublica është nja nga ato gazeta investigative që ka vendosur të ndjekë këtë lloj modeli jo-fitmprurës e po kështu ka vepruar The Texas Tribune dhe Marshall Project. Por problemi me të qenurit jo fitimprurës është fakti se momentalisht audienca kolektive për kësi lloj gazetarie është shumë e limituar.
Në librin e tij të ri “Demokraca pa gazetari” Victor Packard argumenton se modeli komercial që i ka mbajtur gjallë gazetat për 150 vite nuk mund të rirregullohet. “Pa një sistem të qëndrueshëm të mediave të lajmeve, demokracia reduktohet në një ideal të paarritshëm,” shkruan ai.
Për tani ata që janë të shqetësuar për përhapjen e aksesit të gazetarisë kualitative mund veçse të shpresojnë që me kalimin e kohës industria e medias-dixhitale të gjejë rrugën e saj drejt audiencës. Kataklicizmi i sjellur nga nga pandemia e koronavirusit duke se do t’a bëjë akoma e më të vështirë këtë situatë duke marrë në konsideratë të ardhurat e limituara.
Si HuffPost ashtu dhe BuzzFeed news kanë punuar fort për të mundur të gjeneruar të ardhura përtej reklamimeve online. Ato kanë lançuar programe anëtarësimi përmes të cilave lexuesit mund t’a suportojnë gazetën e tyre të preferuar. Ndërsa HuffPost duke se ka eksperimentuar e me eventet live. Vitin e kaluar BuzzFeed news punësoi Samantha Henig, ish-redaktuese kryesore e New York Times, si drejtuese ekzekutive e cila duhet të merret e me gjetjen e burimeve të reja të të ardhurave.
Në javët e ardhshme teksa pandemia e covid-19 vazhdon rrugëtimin e saj shaktërrues shumë gjëra mund të ndryshojnë. Ajo tashmë ka nxjerrë në pah pikat e dobta të sistemit shëndetësor amerikan dhe kushedi mbase mund të bëjë të njëjtën gje dhe për sistemet e tjera duke përfshirë këtu dhe ekosistemin e medias. Por pikëpyetja është se për sa kohë media do të mund të mbijetojë dhe nëse do të mund të rindërtohet duke krijuar kështu e burime të rejash të ardhurave.(The New York Times, scan)