Italia raportoi të hënën 601 vdekje të tjera nga koronavirusi duke e çuar numrin total në 6 077 viktima. Nga 601 të vdekurit brenda 24 orëve të fundit, 301 u shënuan në Lombardi, atje ku në fundjavë pati ulje të rasteve.
Prej rastit të parë të regjistruar në shkurt, Italia ka kryer 275 468 teste për koronavirus, ku 63 927 persona kanë rezultuar të infektuar. Prej tyre 7 432 janë shëruar 6 077 kanë vdekur, ndërsa rreth 21 mijë mbeten të shtruar në spitale.
Gjendja është më e rëndë se kudo në rajonin e Lombardisë, ku ka pasur 28 761 persona të infektuar, 3 776 prej së cilëve kanë vdekur.
Për këtë i gjithë rajoni është në karantinë me masa të ashpra kufizuese. Qeveria ka nxjerrë ushtrinë në rrugët e rajonit për të zbatuar mbylljen e njerëzve në banesa.