Një këshilltar i liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, është bërë zyrtari i parë i lartë i këtij shteti që vdes nga koronavirusi. Ai vdiq në një spital të Teheranit ditën e sotme.
Mohammad Mirmohammadi, anëtar i një këshilli që kontrollohet nga lideri suprem, vdiq në moshën 71-vjeçare pasi fillimisht kishte simptoma të virusit të ri.
Ky lajm erdhi pasi pushteti iranian u akuzua për rrezikimin e jetës së qytetarëve, kur u publikuan video të njerëzve duke lëpirë pjesët e metalta të një faltoreje.
Disa persona që e bënin këtë veprim thanë se nuk mërziten se çfarë do të ndodhë, edhe nëse infektohen me koronavirus, shkruan “Daily Mail”
Më parë, me koronavirus janë infektuar edhe disa zyrtarë të tjerë iranianë, por në mesin e personave të vdekur nuk ka pasur figura të njohura.