Ballina Aktualitet VIJOJNË AFATET PËR ZGJEDHJET MË 12 PRILL

VIJOJNË AFATET PËR ZGJEDHJET MË 12 PRILL

Është e pasigurt si masat për parandalim të koronavirusit në vend por edhe jashtë shteteve të Evropës për shkak të votimit eventual në diasporë do të pasqyrohen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill. Për të enjten është caktuar takim i kryeministrit dhe liderëve të partive më të mëdha politike nga e cila duhet të priten hapat e ardhshëm. Ndërkohë rrjedhin afatet për zgjedhjet e parashikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, informon KOHA.

Shtetasit e Maqedonisë të cilët punojnë dhe jetojnë jashtë vendit kanë mundësi deri sonte në mesnatë të paraqiten për votim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill. Ata gjithashtu deri në mesnatë mund të verifikojnë të të dhënave të tyre në Listën zgjedhore, si dhe votuesit në vend, përmes ueb aplikacionit të KSHZ-së në ueb faqen, ndërsa në vend dhe në njësitet rajonale dhe zyrat e KSHZ-së.

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) deri dje në ora 11:30 janë paraqitur për votim 5.012 shtetas të Maqedonisë, ndërsa janë pranuar kërkesat e 4.132 qytetarë tanë, 843 janë të papërpunuara dhe 32 aplikime janë refuzuara. Më shumë të paraqitur për votim ka në Melburn, Australi, ku deri më tani ka 470 kërkesa të pranuara për votim, e ndjekura nga Venecia, me 425 të pranuar, Berlini me 403, dhe Berni me 293 kërkesa të pranuara.

Tani për tani është e pasigurt nëse do të mbahen zgjedhje në diasporë nëse dihet se të paktën 6.540 shtetas të Maqedonisë duhet të paraqiten për votim që të organizohen zgjedhje jashtë vendit. Sipas ligjit të Maqedonisë së Veriut, rreth 6.540 vota ka marrë deputeti i cili ka marrë të paktën më pak vota në zgjedhjet paraprake parlamentare. Dhe nëse ka zgjedhje është e pasiguri nëse ata do të mund ta zbatojnë dhe të organizohen në rajone të cilat janë në karantinë për shkak të KOVID-19, si Venecia, ku për votim janë paraqitur mbi 400 votues.

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derskoski ka deklaruar se shtetasit e Maqedonisë të cilët duan të votojnë në zgjedhjet këtë zakonisht ta bëjnë përmes postës elektronike dhe se deri sonte gjegjësisht nesër do të duhet nëse do të organizohen zgjedhje në diasporë. (koha.mk)