Ballina Bota Xhonson urdhëron mbylljen e britanikëve në shtëpi, masa më e ashpër e...

Xhonson urdhëron mbylljen e britanikëve në shtëpi, masa më e ashpër e marrë ndonjëherë (VIDEO)

Ditën e hënë, në darkë, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Xhonson urdhëroi të gjithë qytetarët të rrinë në shtëpi dhe të dalin vetëm në raste emergjence.

Duke nisur nga 24 marsi, për një afat të papërcaktuar, qytetarët britanikë mund të dalin nga shtëpia vetëm për të blerë ushqime, ilaçe, për t’u ushtruar një herë në ditë në park, për të shkuar në punë në rast se nuk munden të punojnë nga shtëpia.

Gjithashtu, ndalohet çdo grumbullim me më shumë se 2 persona në vende publike, si dhe takimi i ndonjë miku apo familjari.

Ndalohen gjithashtu të gjitha ceremonitë e martesave dhe ceremonitë e tjera, përveç ceremonisë mortore.

Çdo thyerje e këtyre rregullave dënohet me gjobë.

Policia ka të drejtë të shpërdajë me çdo mjet grumbullimet me më shumë se dy veta.

Qeveria britanike ka mbyllur gjithashtu të gjitha dyqanet me produkte jo jetike, libraritë, këndet e lojrave, palestrat, kishat dhe xhamitë.

Parqet do të qendrojnë hapur për t’u ushtruar qytetarët një herë në ditë, por ato do të patrollohen me polici.

Vendimet u morën pasi ditën e hënë pasi numri i vdekjeve në MB arriti në 335, ndërkohë që mediat transmetuan pamje të qytetarëve të grumbulluar në plazhe dhe në parqe, në shkelje të rregullit të distancimit social.

Mediat britanike shkruan se këto janë masat më të ashpra të marra ndonjëherë në Britani, si në kohë lufte dhe në kohë paqeje.

https://youtu.be/lsclNF5Sdrc