Nga një luftë tregtare e panevojshme në një luftë gjithnjë e më të dëshpëruar e shkaktuar nga përhapja e kornavirusit, dy vendet e zemëruara kanë ngecur në një lojë pa rrugëdalje shkëmbimi akuzash Tani më shumë se kurrë, të dy palët duhet të mendojnë për pasojat ekonomike dhe gjeopolitike të një prishje të plotë të marrëdhënies mes tyre.
Nga Stephen S. Roach
Nuk kishte pse të përfundonte në këtë mënyrë, por kjo tashmë po ndodh. Pas 48 vjet progresi të mundimshëm, një prishje e madhe e marrëdhënieve SHBA-Kinë po afron. Ky është një rezultat tragjik për të dy palët dhe për botën. Nga një luftë tregtare e panevojshme në një luftë gjithnjë e më të dëshpëruar për shkak të koronavisurit, të dy vendet kanë ngecur në një lojë shkëmbimi faji nga e cila nuk dalin dot lehtë.
Publiku amerikan është lodhur me Kinën. Sipas një sondazhi të ri nga Qendra Kërkimore Peë, 66% e qytetarëve amerikanë e shohin Kinën tani në një dritë jo të favorshme – gjashtë pikë më keq sesa verën e kaluar dhe leximi më i lartë negativ qëkur Peë e prezantoi këtë pyetje rreth 15 vjet më parë.
Një publik po aq nacionalist kinez është gjithashtu i zemëruar me Shtetet e Bashkuara. Kjo nuk ndodh vetëm sepse presidenti Donald Trump këmbënguli ta etiketonte pandeminë globale si “virusi kinez”. Kjo është gjithashtu për shkak se fjalët u shndërruan në akuza që e lidhin shpërthimin e COVID-19 me aktivitetet e dyshimta në Laboratorin Kombëtar të Biosigurisë në Wuhan.
Ashtu si shumica e fëmijëve mësohen se dy gabime nuk bëjnë një të drejtë, shkëmbimi i akuzave nuk e justifikon ndërprerjen e marrëdhënies bilaterale më të rëndësishme në botë. Por koha për logjikë ka mbaruar. Përkundrazi, tani duhet të mendojmë për pasojat e ashpra të kësaj prishjeje.
Të dy ekonomitë, të ndërthurura në një varësi të thellë, do të dëmtohen. Kina do të humbasë burimin e saj më të madh të kërkesës së huaj, në një kohë kur eksportet ende përbëjnë 20% të PBB-së së saj. Ajo gjithashtu do të humbasë qasjen në komponentët e teknologjisë amerikane të nevojshëm për të çuar përpara inovacionin indigjen. Dhe humbja e një monedhe rezervë siç është dollari amerikan mund të çojë në paqëndrueshmëri më të madhe financiare.
Por pasojat do të jenë po aq problematike edhe për SHBA-në, e cila do të humbasë një burim kryesor të mallrave me kosto të ulët tek të cilat konsumatorët me të ardhura të kufizuara janë mbështetur prej kohësh për të përmbushur nevojat e tyre. Ekonomia amerikane do të humbasë gjithashtu një burim kryesor të kërkesës së jashtme, sepse Kina është bërë tregu i tretë më i madh dhe më i shpejtë për eksportet e Amerikës. Dhe SHBA-ja do të humbasë burimin e saj më të madh të kërkesës së huaj për letrat me vlerë të Thesarit.
Kjo prishje marrëdhëniesh nuk është ndonjë habi e madh. Ashtu si në rastin e marrëdhënieve ndërpersonale, varësia e madhe gjeopolitike mund të çojë në konflikt, sidomos nëse njëri partner fillon të dalë më vete. Dhe dekada që Kina kaloi duke ekuilibruar gjërat e saj e çoi atë në një rrugë tjetër shumë ndryshe.
Kjo rezultoi të ishte një zhvillim gjithnjë e më i pakëndshëm për një SHBA të varur nga Kina. E lënë pas, Amerika u ndje e turpëruar dhe ky turp çoi në fillim në fajësim dhe tani në një konflikt të hapur.
Pasojat e prishjes së marrëdhënies SHBA-Kinë shkojnë shumë përtej ekonomisë. Mund të jetë gati një ndryshim vendimtar në ekuilibrin e fuqisë globale, duke sjellë një luftë të re të ftohtë. Nën administratën “Amerika e para” të Donald Trump, SHBA-ja po vepron duke grumbulluar aleatët e saj dikur besnikë, duke tërhequr mbështetjen për institucionet kryesore multilaterale (përfshirë Organizatën Botërore të Tregtisë dhe, në mes të një pandemie, Organizatës Botërore të Shëndetësisë), dhe duke përqafuar proteksionizmin tregtar. Ndërkohë, Kina po e mbush boshllëkun, pjesërisht përmes Nismës së saj një Rrip një Rrugë, Bankës Aziatike të Investimeve të Infrastrukturës dhe dërgesave me avionë të produkteve mbrojtëse për vendet e prekura nga pandemia në Europë dhe gjetkë, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të tërhiqen.
Edhe pse këto ndryshime të mëdha do ta ënë keq shumicën e amerikanëve, Shtetet e Bashkuara po tregojnë indiferencë. “Amerika e para” ka sjellë një luftë të gjerë globalizimi (tani e përforcuar nga shqetësimet për cenueshmërinë e zinxhirit të furnizimit). Shumë amerikanë janë të zemëruar për marrëveshjet dhe praktikat e pretenduara të padrejta tregtare, të indinjuar nga fondet në dukje disproporcionale të SHBA-së për institucione si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, dhe dyshojnë se ombrella e sigurisë amerikane në Europë, Azi, dhe gjetkë inkurajon përfituesit dhe të tjerë që të mos paguajnë pjesën që u takon me të drejtë.
Paradoksalisht, kjo kthesë e brendshme vjen pikërisht në momentin kur kursimi i brendshëm tashmë në depresion i Amerikës ka të ngjarë të vihet nën një presion të madh nga një shpërthim i deficiteve qeveritare të lidhura me pandeminë. Kjo nënkupton jo vetëm thellimin e deficitit të llogarisë rrjedhëse dhe tregtisë, por gjithashtu paraqet një sfidë të madhe për rritjen ekonomike afatgjatë.
Raporti i borxhit publik ndaj PBB-së së Amerikës, i cili arriti në 79% në 2019, tani me siguri do të shkojë shumë më lart se 106% që ishte rekordi i regjistruar në fund të Luftës së Dytë Botërore. Me normat e interesit në zero, askush nuk duket i bëhet vonë. Por ky është problemi: normat e interesit nuk do të qëndrojnë përgjithmonë në zero dhe rritja ekonomike në një SHBA me shumë borxhe do të venitet me një rritje të vogël të kostove të huamarrjes.
A mund të shpëtohet marrëdhënia e prishur SHBA-Kinë? Si për ironi, COVID-19 e ofron një mundësi. Liderët e të dy vendeve do të duhet t’i japin fund shkëmbimit të akuzave dhe të fillojnë të rivendosin besimin. Për ta bërë këtë, ata do të duhet të lënë pas krahëve atë që ndodhi me të vërtetë në ditët e para të pandemisë – në dhjetor për Kinën dhe janar dhe shkurt për SHBA-në.
Kjo nuk është kohë për krenari të rreme apo përplasje nacionaliste. Liderët e vërtetë shpesh lindin, ose zbuloen, në momentet më të errëta të historisë. A është vërtet tepër vonë që Trump dhe presidentin kinez Xi Jinping të kuptojnë se çfarë është rrezikohet dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi?
Marrë me autorizim nga Project Syndicate
https://youtu.be/A43eQxAPRF4
https://youtu.be/OUD9d0rdMNY
https://youtu.be/6yVQJXDbSsM
https://youtu.be/c9IwTA-58mI