Në Itali 24 orët e fundit u regjistruan 602 të vdekur, ndërkohë që një ditë më parë ishin 431, jetët e humbura.
Me bilancin e sotëm 20.465 viktimat e deridjeshme arrijnë në 21.067, raportohet ne komunikatën që Departamenti i Mbrojtjes Civile i jep mediave para se të dalë në konferencën e orës 18.00.
Në 24 orët e fundit u regjistruan 2.972 të infektuar nga koronavirusi ndërkohë që një ditë më parë ishin 3.153. Shifra totale e deridjeshme, 159.516, rritet në 162.488.
Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1.695 të prekur, mes të cilëve pacientë të shtruar në spitale dhe qytetarë që e përballuan koronavirusin në banesat e tyre.
Një ditë më parë ishin 1.224 të shëruar dhe në total 35.435 vetë kurse sot ka arritur në 37.130 numri i përgjithshëm i të shëruarve.