Ballina Bota Detaji që alarmoi njerëzit/ Brenda bankës më të madhe të viruseve në...

Detaji që alarmoi njerëzit/ Brenda bankës më të madhe të viruseve në Azi, aty ku ruhen 1,500 të tilla (FOTO)

Hidhuni një sy pamjeve nga banka më e madhe e viruseve në Azi, saktësisht Instituti i Virologjisë së Wuhan-it, ku ruhen më shumë se 1,500 viruse.

Njerëzit janë të shqetësuar për shkak të disa fotografive që vënë në pikëpyetje kushtet e sigurisë në të cilat ndodh ruajtja e këtyre viruseve.

“Kam parë gomina më të mira (materiali izolues) në frigoriferin e kuzhinës sime”, shkruan dikush teksa në foto shfaqet një gominë e shkëputur nga “frigoriferi virologjik”.

Fotografitë, të publikuara për herë të parë nga gazeta shtetërore China Daily në vitin 2018, u botuan në Twitter muajin e shkuar, përpara se të fshiheshin.

Një këndvështrim i tillë dhe vënia në vëmendje e këtyre fotografive vjen në një kohë kur mbetet ende në pikëpyetje teoria konspirative, sipas të cilës pandemia Covid-19 erdhi pikërisht nga laboratori në fjalë. Presidenti Donald Trump u pyet në një konferencë për shtyp javën e shkuar rreth kësaj teorie, së cilës iu përgjigj:

“Ne po bëjmë një ekzaminim shumë të plotë të kësaj situate të tmerrshme.”