Teksa pandemia botërore e Covid-19 ka shkaktuar një numër në rritje të viktimave në të gjithë botën, shkencëtarët po përpiqen të përcaktojnë me siguri saktësisht se nga erdhi SARS-CoV-2.
Edhe pse ata nuk i kanë të gjitha përgjigjet ende, duke përfshirë edhe se kur Covid-19 kaloi te ne nga kafshët, analiza e fundit ka konfirmuar përfundimisht se nuk është një virus që u krijua qëllimisht në laborator. Por ky studim gjithashtu ofroi disa pasqyra interesante mbi origjinën e mundshme të llojit të ri të coronavirusit, raporton Science Alert.
Studimi hap disa mundësi interesante në lidhje me origjinën e coronavirusit të ri. Një skenar sugjeron që virusi mund të ketë qarkulluar në mënyrë të padëmshme tek popullata për ca kohë, para se të pësonte mutacion dhe të bëhet i rrezikshëm për njerëzit dhe të shkaktojë një pandemi, transmeton Telegrafi.
“Është e mundur që versioni origjinal i virusit SARS-CoV-2 u ka kaluar njerëzve, duke përvetësuar tipare të reja të gjenomit me kalimin e kohës dhe gjatë transmetimeve të pazbuluara nga njeriu në njeri”, thuhet në studimin e një ekipi nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Australia.
Ekspertët analizuan të dhënat gjenetike të disponueshme nga SARS-CoV-2 dhe koronavirusëve të tjerë të ngjashëm, dhe zbuluan se disa pjesë të proteinës së virusit SARS-CoV-2 lidhen në mënyrë të efektshme për qelizat njerëzore, sa ato mund të gjenerohen vetëm në mënyrë natyrale, jo në laborator.
Meqenëse nuk e ka origjinën në laborator, shkencëtarët kanë hetuar dy hipoteza të tjera të mundshme që mund të shpjegojnë shfaqjen e tij: a) virusi iu nënshtrua seleksionimit natyror te kafshët dhe më pas kaloi te njerëzit, dhe b) virusi kaloi nga kafshët te njerëzit, por së pari ishte i padëmshëm dhe më pas kaloi në përzgjedhjen natyrale te njerëzit; domethënë, ndryshimi i gjenomit.
“Skenari i dytë është që një lloj i ri coronavirusit u kalua nga kafshët te njerëzit para se të bëhej i rrezikshëm”, shpjegoi Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Francis Collins.
“Më pas, si rezultat i ndryshimeve graduale evolucionare me kalimin e viteve ose ndoshta me dekada, virusi u bë i aftë të përhapet nga një person në tjetrin dhe të shkaktojë një sëmundje serioze, shpesh kërcënuese për jetën”, shtoi ai.
Ekspertët ende nuk e dinë se cila nga dy hipotezat është e vërtetë, dhe do të duhet ca kohë dhe hulumtime të mëtutjeshme për të përcaktuar se si lindi ky virus dhe kur ai u bë i rrezikshëm.
Ndërkohë, ne e dimë se nuk ka origjinën në laborator dhe se disa nga metodat më efektive të mbrojtjes janë larja e shpeshtë e duarve dhe shmangia e kontaktit me njerëzit e tjerë.