Ballina Top Lajm Sivjet edhe Ramazani mund të shtyhet për më vonë, thonë teologët e...

Sivjet edhe Ramazani mund të shtyhet për më vonë, thonë teologët e islamit

Nga Enver Robelli

Më 23 prill fillon Ramazani, muaji i shenjtë dhe i agjërimit i myslimanëve.

A duhet të fillojë edhe sivjet? Rregullat teologjike thonë se Ramazani nuk mund të shtyhet.

Ramazani është një nga “pesë shtyllat e islamit”. Por si shokët e tyre të feve të tjera edhe teologët islamikë janë pragmatikë.

Gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” citon në numrin e sotëm Mohamed al-Isan, sekretar i përgjithshëm i Ligës Botërore Islame, i cili thotë:

“Sheriati e ndalon lutjen për aq kohë sa besimtarit pas ushqimit i vjen erë nga goja. Kjo vlen edhe më shumë kur bëhet fjalë për një virus vdekjeprurës”.

Rrjedhimisht, teologët islamikë thonë se duke pasur parasysh situatën e jashtëzakonshme me koronën, agjërimi mund të kryhet më vonë, ndërsa lutjet e përbashketa mund të zëvendësohen me lutje individuale.

Teologët madje në arsyetimet e tyre i referohen edhe veprimeve pragmatike të profetit Muhamed. Universiteti al-Azhar në Kajro, që konsiderohet autoriteti më i lartë i diturisë mbi islamin sunit, mendon se agjërimi mund të kryhet më vonë nga besimtarët për shkak të situatës së tanishme me koronavirusin.

https://youtu.be/a3w6b4xmCHg

https://youtu.be/1ml12-URR0M

https://youtu.be/Q7SquczEw_Q