Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, sapo ka lënë spitaln St Thomas’, ku për një javë, mori trajtim për simptomat e koronavirusit.
Johnson qëndroi tre ditë në terapi intensive, për shkak se temperatura e tij nuk po ulej dhe shfaqte probleme me frymëmarrjen.
Një zëdhënës në Downing Street u shpreh se kryeministri “ka lënë spitalin dhe vijon të rikuperohet”.
Mësohet se Johnso nuk do të rikthehet menjëherë në punë, një këshillë kjo e ekipit të tij mjekësor.
Më herët Johnson në një deklaratë të shkurtër kishte falenderuar mjekët të cilët i shpëtuan jetën.
“Nuk mund ti falenderoj mjaftueshëm. U kam borxh jetën time”, tha kryeministri.
Mbretëria e Bashkuar, vijon të regjistrojë shifra të larta fatalitetesh nga Covid-19 dhe qytetarët janë udhëzuar të qëndrojnë të izoluar.