Ballina Bota Analiza ANALIZA: 5 kriza që mund të përkeqësohen nga COVID-19

ANALIZA: 5 kriza që mund të përkeqësohen nga COVID-19

Uria

COVID-19 ka bërë që disa nga komunitetet më të rrezikuara në botë të përballen me “një krizë brenda një krize”, sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara. Në të gjithë botën, rënia ekonomike dhe rritja e papunësisë do të zvogëlojë fuqinë blerëse të njerëzve, duke përkeqësuar problemin global të urisë. “Numri i njerëzve që luftojnë me urinë akute dhe vuajnë nga kequshqyerja po rritet përsëri, thotë António Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. “Dhe trazirat nga pandemia e COVID-19 mund të shtyjë edhe më shumë familjet dhe komunitetet drejt urisë.”

Klima

Klima ishte menduar të ishte në krye të axhendave politike dhe të biznesit në vitin 2020. Ruajtja e planetit ishte një nga temat kryesore të takimit të Forumit Ekonomik Botëror për vitin 2020 në Davos, ku aktivistja mjedisore Greta Thunberg iu drejtua delegatëve. Që atëherë, urgjenca e klimës ka kaluar në plan dytësorë pasi politikë-bërësit po përqendrohen në kontrollin e pandemisë. Por problemi nuk po ikën – 2019 ishte viti i dytë më i nxehtë i të gjitha kohrave. Ndërsa disa argumentojnë se ulja e ndotjes dhe emetimet e gazrave për shkak të bllokimeve të sherbimeve shërben si një ilustrim i asaj që mund të arrihet.

Papunësia

Ekonomia globale do të tkurret me 3% në vitin 2020, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, një rënie më e thellë se ajo në krizën financiare 2008-09. Kjo ka të ngjarë të shtojë papunësinë, me Fondin që parashikon që niveli i papunësisë do të rritet në 10.4% këtë vit, nga 3.7% në 2019 dhe në 9.2% nga 6.6% në vendet e përparuara të Evropës. Gjithashtu më shumë se 2 miliardë njerëz që punojnë në të gjithë botën në ekonominë informale do jenë ndër më të prekurit, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës.

Programet e vaksinimit

Programet e vaksinave të fruthit dhe poliomielitit po shtyhen nga frika se kontakti i nevojshëm për t’i dhënë ato mund të përhapet koronavirus. Në fund të marsit, Organizata Botërore e Shëndetit lëshoi ​​udhëzime për t’i ndihmuar vendet të mbajnë shërbimet e imunizimit, por fushatat e rekomanduara të vaksinimit do të pezullohen përkohësisht, duke nënvizuar se sa e ndërlikuar është të ekuilibrohet siguria shëndetësorë e punonjësve dhe të mbrohen njerëzit kundër sëmundjeve të parandalueshme. “Pa vaksinim këto vdekje mund të vijnë nga një sërë sëmundjesh tjera si fruthi, verdhëza, pertusis, meningjiti dhe pneumonia” thotë LSHTM.

Shtatzënitë e padëshiruara

OBSH paralajmëron se mungesa e qasjes në planifikimin e familjes, e shoqëruar me bllokime dhe ndërprerje të mëdha në shërbimet shëndetësore, mund të rezultojë në 7 milion shtatzëni të padëshiruara gjatë muajve të ardhshëm. Nuk janë vetëm shtatzënitët e padëshiruara të theksuara në raport, por se mund të ketë edhe një rritje të dhunës me bazë gjinore, gjymtim gjenital të grave dhe martesave të fëmijëve.

“Këto të dhëna të reja tregojnë ndikimin katastrofik që COVID-19 së shpejti mund të ketë te gratë dhe vajzat në të gjithë globin,” thotë Dr. Natalia Kanem, drejtore ekzekutive e UNFPA. “Pandemia është duke thelluar pabarazitë.” The World Economic Forum  / bota.al