Nga Joschka Fischer
Edhe pse rivaliteti kino-amerikan ishte p ë r sh k a ll ë z u a r shumë kohë para se të sh p ë r th e n t e kriza e COVID-19, ai tashmë ka kaluar në e k s t r e m. Por ndërkohë që të dy vendet po ndjekin dy vizione të ndryshme, vetëm njëri po e bën këtë me një strategji afatgjatë.
Pandemia e COVID-19 është pa dyshim kriza e parë me të vërtetë globale e shekullit XXI. E vetmja paralele historike moderne me përçarjen ekonomike të shkaktuar nga një patogjen mikroskopik janë në l u f t ë r a t botërore të shekullit të kaluar.
Fillimi i L u f t ë s së Parë Botërore, në gusht 1914, jo vetëm që i dha fund një periudhe të gjatë paqeje, por gjithashtu pezulloi një epokë të mëparshme integrimit ekonomik dhe globalizimi. Ndërkohë që qeveritë në të gjithë botën ndiqnin axhendat e reja proteksioniste, rritja ekonomike ra ngado. Një brez më vonë, erdhi një tjetër luftë botërore, pas së cilës menjëherë filloi Lufta e Ftohtë.
Bota, dhe politikat globale, dukeshin shumë ndryshe në fund të kësaj periudhe konflikti të vazhdueshëm dhe politike pushteti, nga 1914 deri në 1989, sesa në fillim. Para L u f t ë s së Parë Botërore, Perandoria Britanike ishte fuqia dominuese ekonomike dhe ushtarake. Pas L u f t ë s së Dytë Botërore, ajo u zëvendësua nga Shtetet e Bashkuara, pozita hegjemoniste e së cilës u forcua më tej pas rënies së Bashkimit Sovjetik.
Prandaj pyetja tani është se si do të ndryshojë shpërndarja e fuqisë globale si rezultat i krizës COVID-19. Nëse ndikimi i pandemisë do të jetë i krahasueshëm me atë të secilës luftë botërore, kjo mbetet për t’u parë. Qartazi, një krizë ekonomike globale në këtë shkallë do të sjellë tronditje serioze gjeopolitike. Amerika, superfuqia aktuale, mund të kapet pas pozicionit të saj në krye të rendit global. Por shumica e shenjave sugjerojnë se Kina, superfuqia në zhvillim, do të mbizotërojë, duke përuruar një shekull të Azisë Lindore.
Rivaliteti kino-amerikan ekzistonte që para krizës së COVID-19. Megjithatë, pandemia, së bashku me zgjedhjet e këtij viti në SHBA, duket se po forcon dhe po përshpejton konfrontimin. Për presidentin amerikan Donald Trump, gjithçka është në dorë të zgjedhjeve të nëntorit. Pasi ka keqmenaxhuar pandeminë dhe ka kryesuar një krizë të pashembullt ekonomike të vendit, ai ka nevojë për një kokë turku dhe Kina është zgjidhja e dukshme.
Në fund të fundit, ndërsa shumica e politikave të Trump, si rregull të përgjithshëm, e kanë ndarë shoqërinë amerikane, qasja e tij ndaj Kinës është një përjashtim i madh. Duke vazhduar ofensivën kundër Kinës, ai mund të ketë një mbështetje të gjerë dypartiake. Edhe thellë në radhët demokratëve liberalë, qëndrimet amerikane ndaj Kinës janë përkeqësuar ndjeshëm vitet e fundit.
Shumë kundërshtime të SHBA-së janë të vështira për t’u hedhur poshtë. Republika e Popullit është një shtet autoritar – madje edhe totalitar – nën kontrollin ekskluziv të një partie leniniste. Ajo është angazhuar në spiunazh ekonomik dhe teknologjik kundër SHBA-së në një shkallë të madhe, që ka sjellë praktika të padrejta tregtare dhe ka pretenduar dhunshëm pretendime territoriale përballë Indisë, Tajvanit dhe Detit të Kinës së Jugut. Nga përndjekja e saj ndaj pakicave etnike dhe fetare në Xinjiang dhe masa e fundit për të konsoliduar kontrollin mbi Hong Kongun deri në keqpërdorimin e saj fillestar të shpërthimit të COVID-19 në Wuhan, qeveria e Kinës ka bërë pak për të ngjallur besim.
Pavarësisht kësaj, përpjekjet e vazhdueshme të administratës Trump për të mohuar rolin e Amerikës si një lidere globale ngre një pyetje të rëndësishme në lidhje me qasjen e saj: Çfarë kërkon SHBA-ja nën drejtimin e Trump? Të udhëheqë pa marrë përsipër përgjegjësi?
Kjo nuk ka gjasa të funksionojë. Ndërkohë që SHBA-ja mbetet e përfshirë në mendimin afatshkurtër, Kina po vendoset si një burim alternative e lidershipit dhe investimeve globale, duke ndjekur me durim një strategji afatgjatë për të shfrytëzuar vakuumin gjeopolitik të krijuar nga ana e Amerikës.
Në çdo rast, goditja e imazhit ndërkombëtar të Amerikës, veçanërisht pas dështimit katastrofik të administratës Trump përballë COVID-19, do të jetë e vështirë për t’u ndrequr. Pandemia po përforcon përshtypjen e përgjithshme se SHBA-ja është një superfuqi dekadente, e cila së shpejti do të zëvendësohet nga një Kinë e shkathët në aspektin strategjik dhe ekonomik. Historia e vjetër e rritjes dhe rënies së fuqive të mëdha tani po shkruhet nga një virus. Mund të shpresojmë vetëm që ky kapitull të zhvillohet në mënyrë paqësore.
Përkundër sfondit të konfrontimit kino-amerikan, Europa e gjen veten të qetë midis dy forcave gjeopolitike kundërshtare – dhe e lënë në errësirë për synimet e vërteta të Amerikës kundrejt Kinës. A dëshiron SHBA-ja të ndjek kontrollin e konfrontimit të gjithanshëm – deri në atë pikë sa të përfshijë edhe konfliktin ushtarak – për të bllokuar apo edhe të ndryshojë ngjitjen e Kinës? Strategjia e dytë, duke përsëritur qasjen e Perëndimit ndaj Kinës gjatë fundit të shekullit XIX, do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme, më e pakta.
Alternativa për Perëndimin është ndjekja e kontrollit afatgjatë në bazë të rivalitetit strategjik. Europa do të bënte mirë të zgjidhte këtë mundësi. Në një rend botëror të udhëhequr nga kinezët, Europa, e vendosur në skajin perëndimor të super kontinentit Euroaziatik, do të ishte humbësja. Si një shtet totalitar me një parti, Kina nuk mund të jetë kurrë një partner i vërtetë i Europës në terma normativë. Edhe pas tre viteve me Trump-in në pushtet, marrëdhënia e Europës me SHBA-në mbetet shumë më e afërt sesa marrëdhënia që ajo do të mund të priste ndonjëherë me Kinën.
Por Kina tashmë është shumë e madhe, shumë e suksesshme dhe shumë e rëndësishme për t’u shpërfillur. Faktet në terren bëjnë thirrje për bashkëpunim. Çelësi është të bëhet dallimi midis angazhimit strategjik me Kinën dhe nënshtrimit ndaj saj. Dhe ruajtja e këtij dallimi thelbësor do të kërkojë që Europa të shmangë varësinë ekonomikisht ose teknologjikisht nga rivalja e Perëndimit.
Project Syndicate-Birn