Nga Kurt Gostentschnigg*
Një plak po rrinte para kasolles së vet në bregun e një liqeni dhe po filozofonte mbi jetën, kur pa një bretkosë në breg. E kapi këtë bretkosë, e solli në kasolle dhe e futi në një tenxhere me ujë që valonte. Bretkosa kërceu e tmerruar nga tenxherja, u hodh jashtë kasolles dhe u zhduk nëpër shkurre. Një ditë tjetër plaku po rrinte sërish para kasolles së vet dhe mendonte mbi jetën. Iu kujtua bretkosa, e cila me siguri ishte djegur keq, por i kishte shpëtuar situatës me kurajë, për të vazhduar jetën.
Në këtë moment burri pikasi përsëri një bretkosë në breg. E zuri dhe e mori me vete në kasolle. Meqë këtë herë nuk kishte gati ujë që valonte, e vuri bretkosën në një tenxhere me ujë të ftohtë dhe e vendosi mbisobë. Pastaj ndezi zjarrin. Me çudi plaku vuri re se bretkosa në tenxhere rrinte e qetë. Uji nxehej gjithnjë e më shumë, derisa filloi të valonte. Mirëpo bretkosa rrinte e qetë edhe në ujin e nxehtë dhe nuk bënte përpjekje për t’i shpëtuar situatës kërcënuese. Plaku u gëzua për darkën e papritur dhe vazhdoi të filozofonte mbi jetën, duke rrufitur me shije supën e tij të bretkosës.
Në këtë artikull nuk gjenden të dhëna burimesh, por shumë fjalë kyçe. Kush kërkon, do të gjejë gjithçka në internet. Është e rëndësishme që secili të bëjë vetë kërkime dhe të formojë mendimin e vet.Një këshillë për ata që duan të bëjnë kërkime: ndiqe gjurmën e parasë dhe shmangiu mediave mainstream dhe platformave mainstream si p. sh. Wikipedia. Mbi veten time si njeri: unë shkruaj në koshiencën e Hyjnores së pafundme dhe të Shpirtit të pavdekshëm si dhe në koshiencën e rizgjimit hapësinor-kohor në botën materiale, kështuqë unë shpresoj gjithmonë më të mirën, sepse di për të mirën e përjetshme, dhe pres gjithnjë më të keqen, sepse di për të keqen kalimtare.
Politikisht nuk qëndroj as majtas as djathtas, por tek njeriu dhe njerëzia. Unë nuk e vlerësoj më fare sistemin e korruptuar të partive, por derisa ka ende parti, do të votoj gjithmonë për të keqen më të vogël aktuale, sipas mendimit tim. Ata që nuk lejojnë më të përçahen nga marionetat e fuqive të fshehta, do të kuptojnë për se po e kam fjalën. Gjithë të tjerët që janë ende viktima të paditura të shpëlarjes së përditshme të trurit gjatë gjithë jetës nëpërmjet shkollimit dhe mediave të kontrolluara nga shteti, do të më shajnë – gjithnjë sipas botëkuptimit të tyre ideologjik –ose si “të majtë” ose si “të djathtë”.
Në fillim të vitit 2019 kisha filluar me kumtesat e mia në YouTube mbi Jogën Integrale të Sri Aurobindo-s dhe të Nënës (Mirra Alfassa), kur diçka më ndaloi të vazhdoja. Si mund të flisja me kompetencë mbi realitetin e përgjithshëm të botëve më të larta dhe më të brendshme, pa pasur një ide mbi ngjarjet konkrete në botën e jashtme dhe mbi forcat që fshihen pas tyre? Ekzistenca e së mirës dhe së keqes ishte e qartë për mua, por nuk kisha asnjë ide se kush ishin të mirët dhe kush të këqijtë.Në mars 2019 unë kisha ende besim tek demokracia, ndarja republikane e pushteteve dhe sistemi i partive, sepse u përkisja ende “deleve në gjumë”.
Një vit më vonë, në mars 2020, më në fund kuptova se në të vërtetë nuk shtrohej çështja cilën parti të votojmë, por për heqjen e të gjitha partive, për të mundësuar pushtetin direkt të popullit, të paktën në teori. Ngaqë për një pushtet direkt të popullit mund të flitet vetëm në rastin e qytetarëve madhorë, të cilët janë çliruar nga shpëlarja e trurit që nga djepi gjer në vig në një demokraci të simuluar. Unë mësova gjithashtu më në fund se ata, të cilët prezantoheshin nga mediat mainstream si të këqijtë, ishin në të vërtetë të mirët, dhe anasjelltas. Është e qartë se askush nuk është vetëm i mirë ose i keq. Ne bartim të dyja tendencat brenda nesh. Por me kalimin e kohës bëhet e dukshme se cilët njerëz ndjekin cilën nga të dyja tendencat.
Kështu fillova të informohesha përtej mediave mainstream dhe njëra më çonte tek tjetra, derisa përfundova shpejt tek lloj-lloj të ashtuquajturash “teori të konspiracionit”, të cilat quanin gjithçka të mundur, p. sh. një agjendë satanike të një rendi të ri botëror, jashtëtokësorë, udhëtime në kohë etj.. Më në fund u bëra i vetëdijshëm se kishte dy pozicione ekstreme të papajtueshme: nga njëra anë refuzimi i përgjithshëm i teorive të konspiracionit, dhe nga ana tjetër pranimi i përgjithshëm i konspiracioneve gjithnjë e gjithkund. E pyeta veten: A qëndron e vërteta diku në mes apo nuk mund të ketë kompromis lidhur me një temë aq kontroverse? Në qoftë se vetëm njëri nga të dyja ekstremet është i vërtetë – atëherë: cili? Në qoftë se teoritë e konspiracionit dalin si të vërteta: Njerëzit,a do t’i kuptojnë dhe a do të mund t’i durojnë ato?
Kritika kryesore ndaj teorive të konspiracionit –një nocion i krijuar nga CIA – është se ato shpjegojnë rrethana komplekse dhe të ndërlikuara nëpërmjet teorive thjeshtëzuese. E pyes veten: Pse e vërteta duhet të jetë e ndërlikuar? Ajo mund të jetë edhe e thjeshtë. Duke marrë parasysh një përqendrim të tillë të pamasë të pushtetit gjatë shekujve ose madje mijëvjeçarëve –pse nuk mund të ketë një konspiracion botëror? Në qoftë se mund të ketë një të tillë, atëherë duhet të merremi me të, sepse në fund të fundit bëhet fjalë për fatin tonë të përbashkët. Dua të përcjell këtu një citat, i cili besohet të jetë nga Bertold Brecht-i: “Çmenduria bëhet e padukshme, kur ajo ka marrë përmasa mjaft të mëdha”.
Me këtë shkon gjithashtu thënia: “Një gënjeshtër, e cila përsëritet mjaft shpesh, dikur bëhet e vërtetë”. A është ky shpjegimi për faktin se shpëlarja e trurit të masës është kaq e suksesshme saqë të ashtuquajturëve “konspiracionistë” nuk u besohet qysh prej fillimit? Aktualishtpyetja e madhe e fatit të njerëzimit është: A ka një agjendë të fshehtë të elitave? Në qoftë se po: A ka vetëm një apo disa, të cilat konkurrojnë me njëra-tjetrën? A nuk është i vendosur që prej kohësh Rendi i Ri Botëror? A do të vazhdojë Rendi i Ri Botëror i vjetër i një skllavërimi të pashpirt apo do të ketë së shpejti një Rend të Ri Botëror të ri të një lirie shpirtplotë?
Kemi të bëjmë me një luftë informacioni, në të cilën na prezantohen disa narrativa. Çdo narrativë ka nënnarrativa, të cilat dallohen në detaje nga njëra-tjetra. Ndërkohë njohim pesë narrativa:
Së pari: Narrativa mainstream se qeveria kujdeset për të mirën e popullit dhe na tregon gjithmonë të vërtetën nëpërmjet mediave mainstream, p. sh. në kohën e krizës së koronavirusit;
Së dyti: Narrativa e Rendit të Ri Botëror Satanik të vjetër, në të cilin popullsia botërore skllavërohet dhe reduktohet, p. sh. nëpërmjet koronavirusit, të menduar fillimisht si vdekjeprurës, por pastaj të zbutur nga ndërhyrja e forcave të mira, i cili duhet të shërbejë tani si kal i Trojës për heqjen e të drejtave themelore, ose nëpërmjet një arme biologjike, e cila kamuflohet si një vaksinim i detyrueshëm;
Së treti: Narrativa e Rendit të Ri Botëror Satanik të ri, në të cilin krokodili i vjetër (tri Romat, US-demokratët, Obama, Clinton, Merkel, globalizmi, fashizmi i majtë) zëvendësohet nga krokodili i ri më i madh dhe më i fortë (QAnon, Trump, Putin, Xi, Pushteti Tripolar, nacionalizmi, fashizmi i djathtë);
Së katërti: Narrativa e Rendit të Ri Botëror Spiritual, të mundësuar nga elita e pushtetit shpirtërisht e zgjuar rreth QAnon-it, Trump-it, Putin-it, Xi-ut, Fuqisë Tripolare, e cila po e shfuqizon shtetin e thellë satanik në gjithë botën, në të cilin individi, familja dhe kombi mund të shpalosen në liri, harmoni dhe paqe (p. sh. me energji të lirë, mjekësi të re etj.), duke ekzistuar ende rreziku i kthimit prapa në egoizëm dhe i rikthimit të së keqes, për sa kohë natyra njerëzore nuk është shndërruar parimisht në një hyjnore;
Së pesti: Narrativa e Manifestimit Supramental dhe e Jetës Hyjnore në Tokë, të mundësuara nga Avatari Kalki Dy-Një Sri Aurobindo dhe Nëna (Mirra Alfassa), në të cilën nuk ka më mundësi për të keqen, zhvilllimi bëhet nga një e vërtetë në një të vërtetë më të lartë dhe nga një përsosuri në një përsosuri më të madhe si dhe pavdekshmëria e trupit është një fakt, duke njohur kohën e këtij realizimi, pra të ashtuquajturën “Orë të Perëndisë”, vetëm Hyjnorja vetë.
Mund të ndodhë që së pari do të çajë një narrativë, para se të realizohet një tjetër. Unë për vete di,se tek cila nga këto pesë narrativa kam besim të plotë.
Gjendja në gjithë botën po bëhet gjithnjë e më serioze. Në qoftë se vazhdojmë të mbyllim sytë, atëherë ne luajmë lojën e elitës së pushtetit, e cila si pakicë absolute sundon në mënyrë perfide dhe manipuluese mbi popullin, shumicën absolute. Na kanë futur tashmë në thes, por ai nuk është i mbyllur ende. Ne mund të dalim ende dhe të vendosim vetë për fatin tonë. Por ne duhet të zgjohemi shpejt dhe të bashkohemi. Ne jemi shumica. Nuk duhet t’i lejojmë më elitës së pushtetit të na përçajë në majtas dhe djathtas, ndërsa ajo – gjithnjë sipas interesave të saj aktualë – të financiojë dhe përkrahë një herë njërën palë dhe një herë palën tjetër. Këtë e ka bërë në të gjitha luftërat e mëdha në të kaluarën.
Vetëm një shembull: Kush e ka financuar ngritjen e Adolf Hitler-it dhe e ka luftuar atë në fund? Ne duhet t’i quajmë gjërat dhe aktorët me emrin e tyre dhe t’i zbulojmë pa mëshirë të gjitha gënjeshtrat, me të cilat na kanë budallallepsur.Çfarë duam ne për fëmijët tanë? Liri apo skllavërim? Kjo elitë e pushtetit dhe e financës, e cila ka bashkuar në një agjendë të fshehtë dhjetravjeçare ose madje shekullore financat, ushtrinë, industrinë, shkencën, arsimin dhe mediat në një kompleks gjigant, ka prej kohësh mjetet, për të na vënë pa mëshirë nën zgjedhë, më pak me të keq – kjo do të ishte humbje energjie –, por më shumë me të mirë, kështu që shumica prej nesh nuk e vënë re aspak se janë bërë skllevër të pavullnet të sistemit të vendosur sipas dëshirës së elitës së pushtetit. Ne jetojmë që prej disa vjetësh ose madje dekadash në një demokraci të rremedhe në një liri të rreme.George Orwell dhe Aldous Huxley na bëjnë të fala.
A nuk vihemi shpesh në jetë para dilemës të shtiremi për t’iu përshtatur mainstream-it për shkak të interesit të lindur nga lufta për ekzistencë, apo të mbetemi vetvetja për hir të detyrimit ndaj vërtetësisë së brendshme? Vendimi për kërkimin e së vërtetës në kohën tonë do të thotë dërrmimi midis mokrave të lakmisë së pangopshme për fitim të të paktëve dhe të shfrytëzimit të pamëshirshëm të të shumtëve ose lufta donkishoteske me mullinjtë e erës të frymës së pashpirt të kohës, e cila po shitet tek kapitalizmi i koncerneve, neosocializmi ose ekofashizmi, dhe e cila, në sulmin e saj kundër individit, familjes ose kombit, synon gjithnjë e më shumë një diktaturë totalitare botërore.
Një rrezik i tillë është më i madh sesa asnjëherë më parë në historinë e njerëzimit, sepse mjetet për realizim nuk kanë qenë asnjëherë më parë aq të shumta dhe aq efektive sa sot. Kur mendoj për mundësitë e inteligjencës artificiale, e internetit të gjërave, e realitetit virtual dhe të përzier (angl. Virtual and Mixed Reality), e transhumanizmit (angl. transhumanism), e kontrollit të mendjes dhe koshiencës (angl. MKULTRA, monarch mind control), e 5G-së, Social Engineering-ut, Genetic Engineering-ut, Bio Engineering, Geo Engineering-ut, e survejimit total, Thinktank-eve dhe lozhave, satanizmit me ritualet e tija të flijimit të fëmijëve etj. dhe për bashkimin e mundshëm të të gjitha këtyre fijeve në shërbim të një agjende të fshehtë, atëherë më çohet brenda vetes tmerri i vërtetë, të cilin mund ta ndalojë vetëm koshienca ime për Hyjnoren dhe Shpirtin.
Kush e kupton lojën satanike, e cila bëhet në kurrizin tonë, dhe guxon të ngrejë zërin në publik, denigrohet, përjashtohet, i mbyllet goja dhe në rastin ekstrem burgoset dhe torturohet. Përsëri njeriu ka frikë të thotë mendimin e vet, të përgjigjet për të vërtetën. E pyes lexuesin: Kur ti sheh se fëmija yt i dashuruar, burri yt i dashuruar, gruaja jote e dashuruar, të afërmit e tu të dashuruar dhe shokët e tu/shoqet e tua të dashuruar(a) flejnë në errësirë – çfarë do të bësh? T’i lësh të vazhdojnë të flejnë në errësirën e padijes? T’i zgjosh në dritën e dijes, në të cilën ti jeton tashmë vetë?Që para disa muajsh, kur kam parë, se në cilin drejtim të rrezikshëm po zhvillohet bota, kam vendosur të bëj punë sqaruese në kuadrin e mundësive të mia modeste.
Megjithatë, disa nuk reagojnë në mënyrë të këndshme, kur dikush u prish gjumin e shtrenjtë. Po paguaj – si gjithë të tjerët në situatën time – një çmim për punën time sqaruese: Duhet të duroj sulmet nga të afërmit, shokët, kolegët e punës dhe të njohurit, të cilët ende nuk janë të gatshëm të hapin sytë dhe të ballafaqohen me të vërtetën lakuriq. Prandaj më quajnë të gjithëditur, idiot, konspiracionist ose nazist ose të gjitha bashkë. Bile njerëz, për të cilët kisha menduar gjithmonë se më donin ose më çmonin ose ishin shokët e mi, ose më kanë kundërshtuar haptazi, duke më sulmuar pjesërisht në mënyrë shumë të ashpër, ose thjesht më kanë kthyer shpinën në heshtje, duke ndërprerë marrëdhëniet me mua. Këtu më kujtohen vetëm këto fjalë të urta: “Shoku i mirë në ditë të vështira” dhe “Tani ndahet shapi nga sheqeri”.Kush më mbron tani, sidomos kur ai ka një mendim ndryshe nga unë, më është vërtet afër si shok dhe i afërm në zemër. Gjithë të tjerët nuk më mungojnë. Secili në rrugën e vet.
Nuk është absolutisht problem për mua të quhem deri në fund të jetës sime idiot, konspiracionist etj, derisa të dalin të gjitha teoritë e konspiracionit si të gabuara dhe të ketë një fund të mirë për ne të gjithë. Por zhvillimi i muajve të fundit tregon gjithnjë e më shumë se këto teori të konspiracionit kanë shumë të ngjarë të jenë të vërteta. Ndërkohë disa nga këto kanë dalë tashmë si të vërteta. Unë guxoj të parathem se me kalimin e kohës së ardhshme – muaj, vite, nuk e di se sa do të zgjasë – edhe shumica e teorive të tjera të konspiracionit do të dalin të vërteta.
Është shumë më keq sesa mund ta imagjinojmë. Marionetat qeveritare të shtetit të thellë në çdo vend po demaskohen vetë, duke vazhduar të ndjekin agjendën e Rendit të Ri Botëror të Bill Gates, George Soros, Bilderberg, Fabian Society, Skull & Bones,të iluminatëve dhe masonëve,të Rockefeller-ve dhe Rothschild-ëve në formën evaksinimit dhe të çipimit me detyrim, 5G-së, heqjes së parasë në dorë, shpronësimit, shkatërrimit të shtresës së mesme, gënjeshtrës së ndryshimit të klimës të bërë nga njeriu, shkëmbimit të popullsisë, globalizmit, sulmit ndaj individit, familjes dhe kombit etj., megjithëse qendrat e pushtetit satanik Vatikani dhe Urdhri i Jezuitëve, City of London dhe Washington D.C. – Roma e Parë, Roma e Dytë dhe Roma e Tretë – janë shfuqizuar tashmë nga Trump-i, Putin-i dhe Xi-u, gjë, të cilën e kanë vënë re vetëm ata që ndjekin zhvillimin me vëmendje.
Mirëpo lajmi i mirë është se në fund do të fitojë e mira, sepse fitorja e së mirës është një punë e vendosur nga niveli më i lartë hyjnor.Por kjo nuk do të thotë se ne duhet të rrimë me duar në prehër. Në qoftë se secili nga ne nuk kontribuon diçka në këtë fitore, atëherë ai në fund do të mbahet ndër humbësit. Tani bëhet fjalë që secili prej nesh të shikojë në brendësinë e vet dhe të gjejë paqen në vetvete, të cilën e dëshiron për njerëzimin dhe botën. Së pari vjen e brendshmja dhe më pase jashtmja, sepse jashtë mund të shfaqet vetëm ajo që gjendet brenda.
Para se të bëhet vërtet mirë, do të bëhet, si duket, edhe një herë shumë keq. Lufta e Tretë Botërore në formën e një lufte hibride të shtetit të thellë kundër gjithë njerëzimit ka filluar që prej kohësh, prej dekadash, shekujsh ose mijëvjeçarësh. Patriotët rreth Q-së, Trump-it, Putin-it dhe Xi-ut, Fuqisë së re Tripolare, të cilët i vijnë njerëzimit në ndihmë, janë duke e mundur shtetin e thellë në të gjitha vendet e botës, më shumë nën tokë për çlirimin e qindramijëra fëmijëve nga bazat e nëndheshme, më së shumti ushtarake – disa fjalë kyçe: pedofili, Adrenochrom, rituale satanike të flijimit të fëmijëve –, kështu që ne pothuajse nuk vëmë re asgjë. Mediat mainstream të paguara dhe të drejtuara nga shteti i thellë, detyra kryesore e të cilave qëndron në përçarjen e popullit në majtas dhe djathtas, bardhë dhe zi, burrë e grua etj., sigurisht që nuk raportojnë mbi këtë ose e denigrojnë si teori konspirative.
Tani e ka radhën Gjermania. Fati i kombit gjerman është me rëndësi më të madhe për Evropën dhe gjithë botën. Vetëm pasi të jetë rregulluar përfundimisht çështja gjermane, dhe pikërisht në kuptimin e një traktati paqeje të fuqive aleate Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Britania e Madhe me Perandorinë Gjermane të rivendosur të vitit 1914, mund të ketë një paqe botërore të vërtetë, të qëndrueshme dhe të garantuar nga Fuqia Tripolare.Pas zgjidhjes së çështjes gjermane mund të zgjidhen gjithashtu të gjitha çështjet e tjera kombëtare të hapura si çështja kurde ose çështja shqiptare me ndërmjetësimin e Trump-it, Putin-it dhe Xi-ut.
Ka ardhur koha për secilin prej nesh të informohemi përtej mediave mainstream në mënyrë alternative mbi të gjitha temat e rëndësishme, të mendojmë vetë, të mbajmë qëndrim dhe t’i qëndrojmë mendimit tonë. P. sh. mund të mendohemi për pyetjen pse politikanët, para se të kandidojnë dhe të zgjidhen për postet më të larta shtetërore, ftohen në takimet e fshehta të Bilderberg-ut. Ne mund të mendohemi gjithashtu një herë për domethënien e nocionit “opozitë e kontrolluar”, për kuptimin e demokracisë partiake ose për qëllimin e mirëfilltë të censurës në mediat mainstream dhe mediat sociale.
Përveç kësaj mund të pyesim pse numërohentë gjitha rastet e vdekjes, pra edhe ato, të cilat nuk kanë vdekur nga, por me koronavirusin, dhe pse përhapin qeveritë e gati të gjitha shteteve dhe mediat mainstream frikë dhe panik në popullsi, kur mortaliteti i përgjithshëm nuk është më i lartë sesa në vitet më parë. Se të moshuarit me parasëmundje vdesin nga një valë gripi dihet, apo jo? A nuk dihet gjithashtu se “normaliteti i ri”, i cili po na shitet në mënyrë diabolike dhe karakterizohet nga frika, detyrimi i mbajtjes së maskës, „social distancing“, izolimi me anë të karantinës dhe ndarja e dhunshme e fëmijve nga prindërit, e urdhëruar nga një WHO (Organizata Botërore e Shëndetësisë), e cila i nënshtrohet Bill Gates-it dhe industrisë farmaceutike, po na privon nga të drejtat tona njerëzore si dhe dobëson sistemin imunitar dhe mund të vrasë njerëz? A mund të jetë kriza e koronavirusit vetëm një mashtrim gjigant botëror? Nëse po, atëherë pse?
Tani kërkohen burra trima dhe gra trime, më shumë sesa asnjë herë më parë, sepse bëhet fjalë për asgjë më pak sesa për lirinë dhe ekzistencën e secilit prej nesh, e njeriut, familjes dhe kombit. Gjermanët po na tregojnë se si bëhet, sepse ata janë në rrezik shumë të madh. Austriakë dhe shqiptarë, ndiqeni shembullin e tyre, ngrihuni dhe dilni paqësisht për “shëtitje” të paparalajmëruar në rrugë, mundësisht njëkohësisht në shumë vende, me thënien e Thomas Jefferson-it në zemër: “Aty ku populli e ka frikë qeverinë, sundon tirania. Aty ku qeveria e ka frikë popullin, sundon liria”!
*Albanolog, historian, publicist, përkthyes, prozator dhe poet austriak