Numri i rasteve aktive në nivel të komunave të Qytetit të Shkupit është 210. Ndonëse se situata më e rëndë ishte në Komunën e Aerodromit e cila regjistron 102 raste që nga fillimi i pandemisë, të dhënat e siguruara nga Alsat tregojnë se në këtë komunë sot rezultojnë vetëm 24 raste aktive. Gjendja vazhdon të mbetet alarmante në Çair, Gazi Babë dhe Saraj.
Në komunën e Çairit janë 51 raste aktive nga 82 raste sa janë shëruar deri tani.
Gazi Baba radhitet e dyta me 38 raste aktive dhe 91 të shëruar, ndërsa në Saraj edhe pse kishte më pak të infektuar në krahasim më dy komunat e lartpërmendura, 34 raste janë akoma aktive ndërsa deri tani janë shëruar 45 pacientë. Vetëm sot kjo komunë regjistron 6 të shëruar.
Komuna Qendër gjithashtu ka regjistruar rritje të lartë në numrin e të shëruarve. Deri tani janë shëruar 92 persona, ndërsa ka vetëm 8 raste aktive.
Buteli mbetet në zonën e verdhë, komunë kjo në të cilën 41 pacientë janë shëruar, ndërsa 21 raste janë aktive, nga të cilat gjashtë vetëm sot.
Në komunat Ilinden, Karposh, Gjorçe Petrov, Kisella Vodë, Shuto Orizarë, dhe Studeniçan të cilat kishin nga 75, 54, 30 ose mbi 20 të infektuar, të dhënat e fundit tregojnë se në këto komuna rastet aktive janë nën 10.
Në Petrovec ka vetëm një rast aktiv dhe 4 të shëruar. Në Sopishtë janë shëruar të gjithë pacientët.
Në Bogovinë ka 13 raste aktive, 27 janë shëruar. Tearca gjithashtu ka 13 raste aktive dhe vetëm 6 të shëruar, ndërsa në Bërvenicë ka 7 raste dhe në Zhelinë dhe Jegunovcë nga 1 rast aktiv.Sa i përket Tetovës dhe rajonit si vatër me më shumë raste me Covid-19 për momentin ka 73 raste aktive. Në Tetovë 44 pacientë janë shëruar ndërsa 38 janë akoma aktiv.
Që nga fillimi i pandemisë, në Shkup janë regjistruar gjithsej 723 raste me Kovid-19 ndërsa në Tetovë dhe rajon 181.