Ballina Aktualitet Filloi takimi i liderëve për datën e zgjedhjeve (VIDEO+FOTO)

Filloi takimi i liderëve për datën e zgjedhjeve (VIDEO+FOTO)

Në vilën e presidentit në Vodno filloi takimi i liderëve partiakë në të cilin do të bisedohet për termimin e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në tetot të vitit të kaluar ato ishin caktuar për më 12 prill, por ishin shtyrë me dekret të Qeverisë për shkak të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe rrezikut të përhapjes së koronavirusit.

Në takimin të cilin e organizon presidenti Stevo Pendarovski, janë ftuar liderët e LSDM-së, Zoran Zaev, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, BDI-së, Ali Ahmeti, Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, Alternativës, Afrim Gashi, Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, si dhe kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi dhe kryeministri Oliver Spasovski.

Kabineti i presidentit Pendarovski pas takimit më 12 maj, komunikoi se kishte rënë dakord të kërkonte një mendim nga Komisioni për sëmundje infektive për masat dhe protokollet që duhen ndjekur në mbajtjen e zgjedhjeve gjatë pandemisë dhe se Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve duhej të paraqiste një mendim për afatet e nevojshme për të përfunduar përgatitjet për procesin zgjedhor. Gjithashtu ishte dakorduar të kërkohej mendimi nga Zyra e OSBE/ODIHR-së për afatin kohor të dërgimit të një misioni vëzhgues zgjedhor.

Sipas LSDM-së, zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat tashmë janë shpallur dhe janë shtyrë një herë, duhet të mbahen në mandatin e parë të mundshëm.

Janë të domosdoshme zgjedhjet në momentin e parë të mundshëm, siç rekomandojnë autoritetet shëndetësore pasi të dalim nga kriza shëndetësore. Shpresoj se do të arrihet marrëveshje me opozitën në takimin e liderëve. Nuk besoj se nuk ka. Çdo herë në mënyrë konsensuale është vendosur për datën e zgjedhjeve. Nëse opozita ka argumente, i vendos në tavolinë dhe janë përmbajtjesore do t’i pranojmë dhe asnjëherë nuk do të përmbahemi në afatet prej 21 deri 28 qershor”, deklaroi dje kryetari i LSDM-së, Zaev.

Kryetari i partisë më të madhe opozitare Mickoski, thotë se në takimin e liderëve pret arsyeshmëri, seriozitet dhe ndërgjegjësim për situatën reale.

“Pres të dëgjoj përgjigjet nga algoritmi që e kemi miratuar në takimin e fundit, ato janë përgjigjet e Komisionit për sëmundje ngjitëse, të shohim nga selia e OSBE/ ODIHR dhe çka mendon KSHZ dhe në këtë mënyrë të përcaktojmë datën e parë të mundshme se kur mund të ndodhin këto zgjedhje”, ka thënë Mickoski.

Ai tha se pret që partitë politike të pozicionohen me disa data që siç tha, “vlerësojmë se shëndeti i njerëzve më së paku të rrezikohet dhe mos dhashë Zoti, të kemi të humbur një jetë njeriu”.

Siç deklaroi dje zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe përfaqësues nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani sot ka deklaruar se partia e tij është për organizimin e zgjedhjeve sa më shpejtë nëse nuk rrezikohet shëndeti i qytetarëve.

“Ne jemi për organizimin sa më të shpejtë të zgjedhjeve pasi konsiderojmë se shtetit i nevojiten institucione me mundësi të plotë të vendimmarrjes dhe kapacitetit politik. Më rëndësi është të mos rrezikohet shëndeti i qytetarëve dhe kushtet logjistike të përmbushen”, ka thënë Osmani duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë prezantimit të pakos së tretë të masave ekonomike në selinë e BDI-së.

Në takimin e liderëve për datë rreth mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, siç ka theksuar Osmani, do të diskutohen gjitha aspektet dhe do të tentojnë të jenë faktor më konstruktiv.

Shtyrja e tepërt të zgjedhjeve nuk është në interes të askujt, as edhe të partive qeveritare dhe opozitare e më së paku për shtetin, konsideron Osmani.

Kryeministri Oliver Spasovski tha dje se nuk ka nevojë të ndryshohet dekreti i qeverisë me forcë juridike për afatet e mbajtjes së zgjedhjeve, sepse rezultoi se ishte i saktë në sistemin juridik dhe Gjykata Kushtetuese vlerësoi se ajo ishte e bazuar në Kushtetutë dhe ligj.

“Ai dekret i shtyu veprimet zgjedhore, i ngriu afatet, sepse në gjendje të jashtëzakonshme ata mbeten jashtë fuqie, Këtu duhet ta kemi parasysh afatin kushtetues prej 60 ditëve për mbajtje të zgjedhjeve parlamentare nga dita e shpërndarjes së Kuvendit. Nëse diçka tjetër duhet të plotësohet në këtë periudhë, në kuptim të afateve në kuadër të atyre 60 ditëve, ajo tashmë është çështje e plotësimit të dekretit. Por, ne kemi dekret dhe ai nuk ka nevojë të ndërrohet”, theksoi Spasovski. mb/

https://youtu.be/6acXSWxX_QQ