Rreth 30% e pacientëve të cilët janë të sëmurë rëndë me koronavirus, po zhvillojnë mpiksje të rrezikshme të gjakut, sipas ekspertëve mjekësorë.
Siç shkruan BBC, mpiksja e gjakut, e njohur edhe si trombozë, mund të bëhet faktor rreziku i madh për numrin e njerëzve që humbin jetën nga sëmundja.
Inflamacioni i rëndë në mushkëri, një reagim i natyrshëm i trupit ndaj virusit, mbetet pas kësaj simptome tjetër që shfaqet tek të sëmurët.
Pacientët në të gjithë botën po preken nga shumë komplikime për shkak të virusit, disa prej të cilave mund të jenë fatale.
Në mars, pasi koronavirusi ishte përhapur në të gjithë globin, mjekët filluan të shohin nivele shumë më të larta të mpiksjes së gjakut në pacientët e shtruar në spital, nga sa mendonin ata se mund të ndodhte normalisht.
Dhe ka pasur surpriza të tjera, përfshirë zbulimin e qindra mikro-mpiksjeve në mushkëri të disa pacientëve.