Mbi 3 milionë amerikanë kanë kërkuar kompensime gjatë javës së shkuar, pasi kanë ngelur papunë si pasojë e pandemisë. Ndërsa një javë më parë ishin paraqitur 6.6 milionë persona.
Ministria e Punës ka bërë të ditur se tashmë janë rreth 33 milionë të papunë shkaku i Covid-19, shifër kjo e arritur për vetëm katër javë.
Këto statistika tregojnë për goditjen e madhe që pandemia i ka dhënë ekonomisë së vendit më të prekur.
“Fakti që miliona persona kanë paraqitur kërkesat për përfitime në vetëm katër javë, tregon se tregu i punës ka hyrë në një periudhë traumatike”, tha Lydia Boussour, një ekonomiste e lartë në Oxford Economyics në New York.
Ekonomistët, sipas Reutersit, besojnë se ekonomia e SHBA-së është në recesion dhe se do të shënojë rënien më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore.