Dy persona të tjerë kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Mësohet se në Klinikën Infektive të Shkupit kanë vdekur, një person i moshës 78-vjeçare nga Shkupi dhe një 77-vjeçar nga Tetova. Sipas Ministrisë, dy viktimat vuanin edhe nga sëmundje kronike.
Me këto dy raste, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 106. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka bërë sërish thirrje për respektimin e masave pasi sipas tij “të gjithë do të jetojmë me virusin deri në gjetjen e vaksinës kundër tij”.
Po ashtu mësohet se përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 22 raste të reja. Nga 1,839 persona të diagnostikuar me sëmundjen Covid-19, që shkakton ky virus 1,351 janë shëruar kurse aktualisht aktive janë edhe 382 raste.