Reagime të shumta erdhën edhe nga subjektet politike pas shkeljes së të gjitha masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në Strugë. Në kohën e pandemisë kur ekzekutivi udhëhiqet nga pozita dhe opozita vlojnë edhe reagimet kundër njëra-tjetrës. Të gjitha kërkojnë përgjegjësi nga MPB-ja, dikaster i përfaqësuar nga tre partitë që janë në pushtet.Kreu i LSDM-së Zoran Zaev përgjegjës për Strugën e bën ministrin e Brendshëm Çulev, nga i cili kërkon dorëheqjen. Ai në facebook kritikoi policinë e udhëhequr nga Çulev që nuk ka reaguar dhe kanë lejuar të ndodh mbledhja e qytetarëve, ndërsa shtoi se për këtë Çulev ka zbatuar urdhrin e kreut të VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski.
https://youtu.be/s1J0f6eK9bI
Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së
A u këshillua Naqe Çulev me Mickoskni përpara se të vendosë të rrezikojë shëndetin e qytetarëve?
A e detyroi Mickoski Çulevin të organizojë një ngjarje në mes të një pandemie pa masa mbrojtëse?
A e urdhëroi Mickoski Çulevin mos të ndërmerr veprime gjatë tubimit masiv në Strugë?
Antonio Milloshoski, VMRO DPMNE
“Nuk do të duhej të ketë as të pushtetshëm e as të falur apo procedura selektive për çfarëdo përgjegjësie që ka të bëjë me pandeminë dhe masave të vendosura. Siç nuk duhet të falet mjekja Caca Biljanovksa, e cila infektoi 6 kolegë të saj dhe çoi në rrezik shumë njerëz. Ashtu nuk duhet të falet asnjë qytetarë në cilëndo komunë nëse me vetëdije shkakton ndonjë rrezik.”
Bashkimi Demokratik për Integrim
“BDI vlerëson që beteja me CoVid-19 fitohet vetëm me përpjekje të përbashkëta dhe jo selektive nga të gjithë qytetarët dhe të gjithë institucionet. Kërkojmë përgjegjësi nga personat dhe institucionet që kanë organizuar dhe lejuar një manifestim të tillë masive në kohë pandemie dhe kufizimesh.
Aleanca për Shqiptarët
“Aleanca për Shqiptarët kërkon që të njëjtat standarde të aplikohen për të gjithë pa dallim! Qeveria nuk duhet të funksionojë me standarde të dyfishta. Kujtojmë se MPB reagoi shumë shpejt në Hasanbeg, madje personat e përfshirë po ballafaqohen edhe me dënime derisa të tjerë pa asnjë pengesë po kryejnë obligimet fetare!”
Në periudhën kur shifrat tregojnë se e lamë pas pikun me Virusin Korona, tubimet masive fetare po shkelin çdo protokoll shëndetësor. Ekspertët hedhin dyshimet nëse këto inicime po bëhen për trysni të vazhdimit të gjendjes së jashtëzakonshme dhe shtyrjes së datës për zgjedhjet parlamentare.