Liderët e partive politike në takimin e sotëm tek presidenti Stevo Pendarovski nuk arritën konsensus për të caktuar datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.
Pas përfundimit të takimit, liderët janë dakorduar që javën e ardhshme përsëri të ketë takim të tillë. Ndërkohë, i pari që ka dhënë një konferencë për shtyp ka qenë kryetari i ASH-së, Ziadin Sela. Ai tha se nuk ka rënë ende dakord për një datë definitive për zgjedhjet dhe sot janë informuar për gjendjen me koronavirusin në vend dhe hapat që do të ndërmerren në ditët në vijim, ndërsa javën tjetër do të ketë një takim tjetër mes liderëve në Vilën Vodno dhe do të vendoset edhe për datën e zgjedhjeve.
https://youtu.be/xLn_PkmOi-s