Gjatë 24 orëve të fundit prej gjithsej 309 testeve të realizuara në vendin tonë, 20 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve, 10 raste janë regjistruar në Shkup, 5 në Prilep, 4 në Tetovë dhe një në Veles.
Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit betejën me Covid-19 në vendin tonë e kanë humbur edhe tre pacientë. Bëhet fjalë për pacientë nga Prilepi, Tetova dhe Velesi. Në Klinikën Infektive në Shkup ka ndërruar jetë paciente e moshës 59 vjeçe nga Prilepi, e pranuar në spital me 7 maj. Në Spitalin e Përgjithshëm në Veles ka ndërruar jetë një 76 vjeçar nga Velesi i cili ishte pranuar në spital me 6 maj. Një grua e moshës 68 vjeçe nga Tetova ka ndërruar jetë rrugës drejt Klinikës Infektive në Shkup.
Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 24 të shëruar nga Covid-19. Sipas qyteteve, janë kuruar 12 pacientë nga Shkupi, 7 nga Prilepi, 3 nga Tetova, një nga Kavadarci dhe një nga Pehçeva.
Me statistikat e fundit, në vendin tonë gjithsej me Covid-19 janë diagnostifikuar 1 694 persona prej të cilëve 1 229 janë kuruar, kurse 95 kanë humbur betejën me virusin. Për momentin në vendin tonë ka 370 raste aktive me Covid-19.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë realizuar gjithsej 19 739 testeime për Covid-19./Alsat