Ballina Bota Zbulohet porosia e Merkel për të frenuar valën e dytë të koronavirusit

Zbulohet porosia e Merkel për të frenuar valën e dytë të koronavirusit

Kancelarja gjermane Angela Merkle deklaroi se Gjermania po monitoron situatën e pandemisë nga afër, por përgjegjësia praktike qëndron gjithnjë e më shumë në 16 shtetet rajonale

Ajo porositi që të tregohet kujdes, për të shmangur përhapjen e virusit, duke kërkuar zbatimin e masave të distancës fizike dhe vendosjes së maskës mbrojtëse. “Ne akoma jemi në fillimin e pandemisë”, u tha ajo gazetarëve, transmeton Reuters.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, në Gjermani janë regjistruar gjithsej 181,293 raste me COVID-19 dhe 8,408 viktima. Të hënën u lehtësuan masat e izolimit duke lejuar hapjen e restoraneve.

Gjermania është zhytur në recesion, pasi pësoi tkurrjen e saj më të madhe tremujore, që nga kriza financiare e vitit 2009.

Ekonomia u tkurr me 2.2% në tre muajt e parë të vitit 2020, pasi dyqanet dhe bizneset u mbyllën, në mes të marsit, për të luftuar përhapjen e koronavirusit të ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.

https://youtu.be/kLwxm7kYXXg