Qeveria e Kroacisë ka vendosur masa të reja restriktive si pasojë e rritjes së rasteve të reja me koronavirus. Komfor masave, shtetasit e Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Kosovës dhe Bosnje dhe Hercegovinës do të duhet të futen në karantinë të detyrueshme prej 14 ditëve gjatë hyrjes në këtë shtet.
“Këta njerëz do të obligohen të kalojnë 14 ditë në vetizolim. Vendimi nuk vlen për personat që vetëm kanë kaluar transit nëpër këta shtete”, tha ministri i Brendshëm Davor Bozhinoviç.
Kreu i Institutit për Shëndet Publik, Zvonimir Shostar paralajmëroi masa për mbrojtje nga koronavirusi.
“Nuk do të ketë mbyllje, por do të duhet të vendosim masa shtesë sepse numri i të infektuarve po rritet”, tha Shostar.
Në Zagreb së fundmi janë regjistruar 28 raste të reja me Covid-19 ndërsa prej ditës së djeshme është bërë e detyrueshme mbajtja e maskës gjatë shfrytëzimit të transportit publik.