“Makth i vërtetë, nuk ja dëshiroj askujt, veç në qoftë se nuk mbroheni, jeni të destinuar ta përjetoni”, janë fjalët e mjekes Rrezearta Elezi, nëna e së cilës, po ashtu mjeke, rezultoi pozitiv me virusin korona e që rrjedhimisht u izoluan e gjithë familja. Ajo për Portalb shpjegoi “luftën” e familjes Elezi me virusin korona.
Edhe pse mjekes nga Tetova i ra hise që këtë virus ta përjetoje në shtëpinë e vet, e njëjta nuk e kishte humbur optimizmin të cilin e shfaqi në një intervistë për Portalb.mk dy muaj më herët, ku mes të tjerash atëherë tha “Do të shikojmë pas dhe do ndjejmë kënaqësi për “luftën” e fituar me virusin korona”.
LEXO: Mjekja, Rrezearta Elezi: Do të shikojmë pas dhe do ndjejmë kënaqësi për “luftën” e fituar me virusin korona
Një ndër mjeket e infektuara në Komunën e Tetovës ishte nëna e mjekes Rrezeartës, e cila gjithashtu është mjeke, kjo erdhi si pasojë e kontaktit të vazhdueshëm me pacient të dyshimtë, të cilët kryesisht kishin simptome tipike të virusit korona.
“Për shkak të kontaktit të përditshëm të nenës me paciente te dyshimtë, me simptome klasike te koronës, nga ajo qe lexojmë dhe dëgjojmë nga mediet, programet qeveritare dhe institucionet e OBSH-së, të tipit të temperaturave të larta dhe kollitjes së thate, pas një këputje të thellë që përjetonte nëna në një kohëzgjatje 2-3 ditë, e pamë të arsyeshme që të bënte një testim për Covid-19, i cili fatkeqësisht rezultoi pozitiv. Virusin e mori nga një paciente në moshë, djali i të cilës paraprakisht i infektuar, edhe pse e mbrojtur, virusi arriti të bartet te nëna” tha Rrezearta Elezi, mjeke.
“Bombardim mendimesh” e quan momentin kur ata si familjen kuptuan që virusi kishte depërtuar në shtëpinë e tyre, menjëherë pas kësaj u testuan pjesa tjetër e familjes të cilit fatmirësisht rezultuan negativ.
“Ne momentin e parë që kuptuam për rezultatet, ishte një bombardim mendimesh, nga fillimisht brenga për shëndetin e nenës, si do ishin pasojat, si do e përballonte, pastaj çfarë duhet të bënim të gjithë si familje ti ndihmonim, izolimi në një dhomë, përgatitja e masave për dezinfektim, grumbullimi i gjërave praktike si oksimeter, thermometer, terapinë adekuate, masa mbrojtëse për gjithë prestaret tjerë të familjes, doreza maska, izolimi i ynë 14 ditor, dhe testimi ynë, qe fatmirësisht rezultoi negativ. Prej aty e tutje ishte vëzhgimi i çdo simptome, gatishmëria për me të keqen e mundshme dhe shpresa dhe besimi për të mirën e mundshme” theksoi Rrezearta Elezi, mjeke.
Marrë parasysh se në rolin e mjekëve, tanimë familja Elezi kishin ishin të informuar prej dorës parë për vuajtjet e pacientëve të prekur nga virusi korona, Rrezearta thotë se përshkrimi më ideal gjendjes emocionale të tyre për 20 ditë radhazi, është “makth”.
“Ne kishim fat meqë kemi qenë në kontakt te vazhdueshëm me specialist të ndryshëm të fushës së pulomologjise, infektologjisë, mikrobiologjisë, anesteziologjisë, këshillave të së çileve i jemi përmbajtur me perpikmëri ne kontekst të mbrojtjes, regjimit higjieno-dietik dhe terapisë. Duke qenë mjek dhe fatkeqësisht duke dëgjuar dhe parë prej dorës së parë vuajtjet e pacienteve të prekur nga korona nuk e morëm lehte. Kjo është një gjendje shumë e rende, te cilën nuk do ja u dëshiroja asnjeri. Çdo sekondë, minutë ishte vëzhgim i vazhdueshëm për përkeqësim eventual të simptomatologjise, bartje eventuale të ndonjë anëtar tjetër i familjes, përkujdesja për shëndetin individual dhe te tjerëve, po ta grumbulloja ne një përshkrim do thosha 20 e ca dite makth” shtoi Rrezearta Elezi, mjeke.
Ndryshe, në lidhje me personat të cilët nuk e besojnë ekzistencën e virusit korona, ajo thotë se shteti demokratik ua lejon këtë. Megjithatë, ajo shtoi se përjetimet e saja nuk do të dëshironte ti përjetoje askush tjetër, ajo sugjeroi qytetarëve të ndjekin incizimet e publikuara në klinikat infektive për tu siguruar se ky virus ekziston, është i rrezikshëm dhe duhet mbrojtur para se të sjelle pasoja fatale.