TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Të nderuar miq,
Thellohet dhimbja në familjen atdhetare Xheladini. Pas ndarjes nga jeta të Irfan Xheladinit (më 26 qershor 2020), sot ka ndërruar jetë edhe vëllai i tij Ilir Xheladini.
Iliri, ishte i punësuar në Universitetin e Tetovës, përkatësisht në administratën e Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore. Kjo njësi akademike dhe Universiteti ynë, i jemi mirënjohës për kontributin e dhënë për këtë institucion të arsimit të lartë në gjuhën shqipe si dhe angazhimin e tij në avancimin e proceseve demokratike për kombin tonë.
Udhëheqësia e UT-së, bashkë me të punësuarit tjerë, u shprehim ngushëllimet më të ndjera familjes së tyre, shokëve, miqve dhe mbarë opinionit publik.
Në këto momente tejet të vështira, le të bashkë – ndjejmë dhimbjen e familjes së atdhetarit dhe ish të burgosurit politik Shaban Xheladinit, tashmë të ndjerë.
Shoqëria jonë nuk do t’i harrojë kurrë veprimtarët tanë, të cilët dhanë gjithçka për gjithçka që ne kemi sot.
Prehu në paqe miku ynë Ilir!
Prof. Dr. Vullnet Ameti
Rektor i Universitetit të Tetovës