Prodhimi i Brendshëm Bruto i zonës euro ka shënuar një rënie me 3,6% në tremujorin e parë, një shifër më e ulët se -3,8% njoftuar më parë, sipas vlerësimit të tretë të Zyrës Europiane të Statistikave, Eurostat.
Bëhet fjalë për rënien më të madhe të PBB-së që prej krijimit të monedhës unike në vitin 1999.
Kjo rënie shpjegohet me faktin e masave kufizuese lidhur me COVID-19, që u ndërmorën gjerësisht nga shtetet anëtare në muajin mars.
Prodhimi i Brendshëm Bruto ishte rritur me 0,1% në zonën euro gjatë tremujorit të katërt të 2019.
Mes shteteve anëtare për të cilat janë të disponueshme të dhënat për tremujorin e parë të vitit 2020, vetëm Irlanda, me një rritje prej +1,2% vazhdoi ecuri pozitive.
PBB-ja shënoi rënie në të gjitha shtetet e tjera anëtare, veçanërisht në Francë dhe në Itali -5.3% secila, si dhe në Spanjë dhe Sllovaki -5.2% secila).
Në të gjithë Bashkimin Evropian, PBB u ul me 3,2% në tre muajt e parë të vitit.