Europa po përjeton rritje dramatike të infektimeve nga COVID-19 dhe shkak është lehtësimi i masave kundër përhapjes së koronavirusit. Konstatimi vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, që paralajmëron se rreziku i një vale të dytë pandemie është real.
Përgjatë 24 orëve të fundit, në gjithë kontinentin janë konstatuar mbi 19 mijë raste të reja infektimesh. Vende si Portugalia, Gjermania, Spanja, Polonia dhe Izraeli kanë rivendosur karantinën në disa qytete për shkak të krijimit të vatrave të reja të rrezikshme për t’u zgjeruar.
Kontinenti numëron mbi 2.6 milionë të prekur prej nisjes së pandemisë, mes të cilëve 195 mijë viktima. Europa e marrë në tërësi renditet e para në botë për nga numri i të prekurve dhe viktimave, duke kapërcyer Shtetet e Bashkuara, që ka 2.5 milionë të prekur prej të cilëve 126 mijë kanë humbur jetën.
Teksa vendi shënoi një rekord të ri ditor prej 39 mijë infektimesh të reja, vatrat janë zhvendosur në shtetet federale jugore. Ndërsa Nju Jorku, vatra e deritanishme më e madhe e vendit, shënon tashmë infektime minimale.
Amerika Latine është po ashtu vatra e re globale. Numri i të prekurve në gjithë botën ka arritur në mbi 9.7 milionë, mes të cilëve 492 mijë.