Ballina Aktualitet Bashkimi Demokratik për Integrim lavdërohet me përfaqësimin e shqiptarëve, statistikat flasin ndryshe

Bashkimi Demokratik për Integrim lavdërohet me përfaqësimin e shqiptarëve, statistikat flasin ndryshe

Bashkimi Demokratik për Integrim edhe në këtë fushatë parazgjedhore lavdërohet me përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në shtet dhe realizimin e Marrëveshjes së Ohrit, duke iu kërkuar qytetarëve mbështetjen për kryeministrin e parë shqiptar. Megjithatë raportet e Avokatit të Popullit ndër vite kanë treguar se tendenca e përfaqësimit të shqiptarëve nëpër institucione shtetërore nuk ka qenë në nivel të kënaqshëm. Edhe përskaj faktit se Bashkimi Demokratik për Integrim për vite ka qenë në pushtet, viteve të fundit ka rënë niveli i përgjithshëm i përfaqësimit. Nëse në vitin 2016 përfaqësimi i shqiptarëve ishte 19,2%, në vitin 2017 ka rënë në 19.1 %, ndërsa në 2018-ën ka rënë në 19%. Madje sipas raportit të fundit të Avokatit të Popullit, figurojnë institucione me diskriminim total, siç është Agjencia e Filmit, e cila ka 11 të punësuar, prej të cilëve asnjë shqiptar. Numër i madh institucionesh nuk ka as 10 % të të punësuarve shqiptarë.

Përfaqësimi është i ulët edhe në gjyqësor, shembull në Supreme vetëm 7,1%, prej të cilëve asnjë nga të punësuarit në administratën gjyqësore nuk është në pozita udhëheqëse ose jo-udhëheqëse. Madje kur jemi te përfaqësimi në vende udhëheqëse, në shumë ministri përqindja e shqiptarëve është nën 10, si p.sh: 8,7% në Ministrinë e Bujqësisë, 5,9 në Ministrinë e Shoqërisë Informatike, 9,4 në Ministrinë e Mbrojtjes, 7,5 në Ministrinë e Financave. Madje së fundmi, opinioni ishte dëshmitar i skandalit me qytetarët maqedonas të cilët deklarohen si shqiptarë dhe mësojnë disa fjalë shqip për të fituar vendet e punës, që iu dedikohen qytetarëve shqiptarë. Për më tepër, sistematizimi i administratorëve që marrin rroga pa pasur një vend pune mbeti edhe më tej i pazgjidhur, edhe përskaj shumë zv/kryeministrave të BDI-së për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, të cilët nuk kujtohen për ndonjë të arritur.

https://youtu.be/Eb3PYh17kpU