Ballina Aktualitet Fushata drejt përmbylljes, Bashkimi Demokratik për Integrim s’ka program! (VIDEO)

Fushata drejt përmbylljes, Bashkimi Demokratik për Integrim s’ka program! (VIDEO)

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Vetëm një javë na ndanë nga dita e zgjedhjeve por Bashkimi Demokratik  për Integrim është partia e vetme që nuk ka publikuar në mënyrë elektronike të plotë Programin zgjedhor për vitin 2020-2024. Sqarimi i tyre është se pikat e programit prezantohen në vazhdimësi gjatë paraqitjeve publike dhe këmbëngulin që program gjendet “online”.

Në paraqitjet tona i shtrojmë këto çështje ndërsa segmentin të cilin ju e përmendni po ashtu e keni në faqen e internetit, bdi.mk, dhe u lutem kërkojeni se nuk është fare e vështirë që të gjendet. E kemi të shtypur, nëse doni mund t’ua dërgojmë edhe në redaksi”-tha Naser Ziberi, kandidat për kryeministër.

Por, në formë elektronike në faqen zyrtare të BDI-së gjendet vetëm 25 shtyllat e programit të sqaruara me vetëm një ose dy fjali dhe disa broshura promovuese të programit. Programi i plotë nuk ekziston në faqen elektronike të partisë. Pas disa insistimeve nga Alsat, programin e pranuam në formë elektronike privatisht por edhe më tej s’mund të gjendet i plotë në internet. Ndërkohë, të gjitha partitë tjera më të mëdha kanë publikuar prej kohësh programet dhe platformat e tyre. Programet e të gjitha partive janë mesatarisht nga 100 deri në 350 faqe. Qytetarët kanë vetëm pak ditë në dispozicion deri në ditën e zgjedhjeve për t’i lexuar dhe për të marrë një vendim për dhënien e besimit të tyre, për qeverisjen e ardhshme./alsat

https://youtu.be/Eb3PYh17kpU