Ballina Aktualitet Covid – 19 në Maqedoninë e Veriut, u publikuan statistikat për 24...

Covid – 19 në Maqedoninë e Veriut, u publikuan statistikat për 24 orët e fundit

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve ka regjistruar 119 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), 4 pacientë kanë vdekur dhe 89 janë shëruar. Me këtë numri i përgjithshëm i personave të infektuar që nga fillimi i pandemisë është rritur në 10.617, numri i pacientëve të vdekur në 480, numri i personave që janë shëruar 6.020 dhe momentalisht ka 4.117 raste aktive, njofton Portalb.mk.

Nga 119 rastet e reja, Shkupi ka regjistruar 35, Kumanova 15, Shtipi -17, Prilepi -3, Tetova -4, Struga -3, Velesi – 3, Manastiri – 8, Ohri – 3, Kavadar – 2, Gostivar – 8, Kriva Pallankë – 1, Demir Hisar -5, Berovë – 1, Sveti Nikole – 1, Kërçove – 8 dhe Resnjë -1.

Sa i përket pacientëve që kanë ndërruar jetë, 3 janë nga Shkupi të moshës 65,66 dhe 73 vjeçare dhe një nga Gostivare i moshës 72 vjeçare.

Ndërkohë, prej pacientëve të shëruar 22 janë nga Shkupi, 10 nga Kumanova, 12 Shtip, 26 Tetovë, 1 Strugë, 1 Veles, Manastir 4, Probishtip 2, Demir Hisar 1, Kratovë 1, Sveti Nikole 2, Kërçovë 3, Resnjë 4.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer 100.940. teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.325 teste të kryera gjatë ditës së fundit.