Nga Ethem Ruka
Sipas nje njoftimi te bere nga revista franceze Science et Avenir (Shkenca dhe e ardhmja) koronavirusi i origjines ka pesuar nje mutacion ne nje nga nukleotidet e tij, duke rritur aftesine infektuese por duke reduktuar simptomat, pra duke u bere me pak i rrezikshem.
Keto te dhena jane publikuar nga nje grup kerkuesish te Universitetit te Sheffildit dhe Laboratorit Kombetar te Los Alamos te Neë Meksikos.
Varianti i ri i virusit “europian”eshte quajtur D614G. Te pakten ne kushte laboratorike ai ka nje fuqi infektuese 3-6 here me te larte se varianti i origjines.
Rezultatet per sjelljen e ketij varianti viral jane paraprake dhe mbeten te konfirmohen nga studime te tjera.
Gjithesesi ky njoftim nuk perligj aspak largimin e vemendjes nga masat e rrepta per distancimin fizik, mbajtjen e maskes dhe pastrimin e dezinfektimi e duarve.