Ka përfunduar intervistimi i presidentit Hashim Thaçi në ditën e tretë nga prok*urorët e Dhomave të Specializuara në kuadër të Speciales në Hagë.
Edhe sot si dy ditët e kaluara Thaçi është intervistuar prej më shumë se gjashtë orësh.
Për ta përkrahur Thaçin dhe luf*tën e UÇK-së para Speciales në Hagë sot kanë qëndruar përsëri shumë shqiptarë të cilët kanë udhëtuar nga vende të ndryshme.
Më 24 qershor, Zyra e Prok*urorit të Specializuar ka njoftuar se më 24 prill ka paraqitur një akta*kuzë për kri*me lu*fte dhe kr*ime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.
Thaçi më herët ka deklaruar se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse akt*akuza kundër tij konfirmohet.