Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe ka deklaruar se në spitalin “8 shtatori” ka humbur jetën urologu Arifikmet Deari nga Tetova, i cili ka qenë pozitiv me koronavirus.
“Mjeku Deari i cili ka qenë vetëm disa ditë para pensionimit është mjeku i parë i cili ka vdekur nga komplikimet e koronavirusit. Shpreh ngushëllimet deri tek familja.
Apeloj tek kolegët e mi shëndetësorë të mbrohen në vendin e punës në përputhje me protokollet. Apelojë edhe tek qytetarët të respektojnë masat punëtorët shëndetësor dhe bashkëqytetarët e tyre”, ka shkruar ministri Filipçe.
Ai ka thënë se mjeku ka pasur probleme nervore si dhe 15 ditë ka qenë i shtruar në spital.