Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, njoftoi se është infektuar me koronavirus.
Përmes një postimi në Facebook, Mustafa tregoi simptomat që ka dhe u bëri thirrje qytetarët që të kenë “kujdes maksimal” nga koronavirusi.
“Të nderuar miq. sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19.
Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur.
Ditet në vijim to të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal!”, tha Mustafa.
Përveç tij, disa figura të tjera politike kanë njoftuar se janë infektuar me koronavirus, përfshirë edhe disa deputetë nga LDK-ja dhe Partia Demokratike e Kosovës.
Që prej 13 marsit kur janë paraqitur rastet e para e deri më 9 korrik, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 4,307 raste me koronavirus. Prej tyre, 94 kanë vdekur dhe 2,095 janë shëruar.