Ballina Aktualitet Koronavirusi, 9 viktima dhe 137 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit...

Koronavirusi, 9 viktima dhe 137 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut

Virusi korona mori edhe nëntë jetë. Tre të vd*ekur janë regjistruar në Shkup, nga dy në Kumanovë dhe Gostivar, ndërsa nga një viktimë nga Shtipi dhe Struga. Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 137 të infektuar me koronavirus prej 1.542 testimeve të bëra. Më së shumti raste të reja ka në Shkup – 60, më pas në Shtip 16, Kumanova ka 13. Në Gostivar ka 11 raste, shtatë raste në Tetovë. Dibra, Manastiri dhe Kërçova kanë nga pesë raste, Prilepi, Velesi dhe Sveti Nikolla nga tre raste dhe nga një rast ka në Strugë, Ohër, Koçanë, Probishtip, Demir Hisar dhe Vinicë. Për 24 orë janë shëruar 103 pacientë. Edhe në këtë statistikë avancon Shkupi me 53 të shëruar. Në Gostivar janë shëruart 11, nëntë në Resnjë, shtatë në Tetovë, gjashtë në Prilep, pesë në Veles, dy në Manastir dhe nga një në Kavadar, Strumicë dhe Krushevë.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se në dy javët e kaluara ka shënuar rënie përqindja e personave të hospitalizuar. Më 15 korrik numri i personave të shtrirë në spitale ka qenë 11,5% e të sëmurëve, ndërsa më 23 korrik ka qenë 9,7%. Prej fillimit të pandemisë në shtet numri i personave të diagnostikuar me kovid është 9.934, prej tyre 5.357 janë shëruar. Momentalisht ka 4.117 qytetarë të sëmurë, ndërsa 460 pacientë kanë ndërruar jetë.

Raste të reja:

Shkup 60, Shtip 16, Kumanovë 13, Gostivar 11, Tetovë 7, Dibër 5, Manastir 5, Kërçovë 5, Prilep 3, Veles 3, Shën Nikollë 3, Strugë 1, Ohër 1, Koçanë 1, Probishtip 1, Demir Hisar 1, Vinicë 1

Të shëruar:

Shkup 53, Gostivar 11, Resnjë 9, Tetovë 7, Prilep 6, Veles 5, Dibër 3, Kërçovë 3, Manastir 2, Shtip 1, Kavadar 1, Strumicë 1, Krushevë 1

https://youtu.be/FSq7HvnZ3ZE