Ballina Aktualitet Lëvizja BESA vazhdoi fushatën parazgjedhore në Negotinë, Kallnik, Pallçisht…

Lëvizja BESA vazhdoi fushatën parazgjedhore në Negotinë, Kallnik, Pallçisht…

VIDEO BONUS: Zgjedhjet në Kosovë

Lëvizja BESA ka vazhduar sot fushatën parazgjedhore në Negotinë të Gostivarit, në Kallnik dhe Pallçisht të Tetovës.

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami duke komentuar takimin në Negotinë ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Facebook:
Së bashku me kandidatët për deputet Fadil Zendeli dhe Fatmir Sabriu takuam banorët e Negotinës, ku diskutuam për problemet që i tangojnë banorët e kësaj ane. Negotina i tha PO koalicionit fitues MUNDEMI.

Kasami ka komentuar edhe takimet në Kallnik e Pallçisht:

Në vazhdën e takimeve me qytetarët, sot qëndruam në fshatin Kallnik dhe Pallçisht. Me kandidatin për deputet që vijnë nga kjo anë, Fatmir Sabriu e shpalosëm platformën e koalicionit “MUNDEMI”. Rend dhe disiplinë do të vendosim pas 15 Korrikut.