Mbi 10 mijë të infektuar me Covid-19 u regjistruan në Maqedoninë e Veriut nga fillimi i pandemisë, më 27 shkurt.
152 raste të reja me COVID-19 u regjistruan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të infektuarve në 10,086. Ndërsa numri i të vdekurve mbetet 460.
Qytetet më të prekura janë Shkupi me 39 raste dhe Kumanova me 20 raste.
Në Maqedoninë e Veriut deri tani janë realizuar 95,169 teste.