Pasi mori dhenë lajmi se kandidati për kryeministër i Bashkimit Demokratik për Integrim ishte pozitiv me koronavirus, Naser Ziberi pas tre orë heshtjeje përgjigjet në profilin e tij në Fejsbuk, duke mohuar se është prekur nga Kovid-19 dhe se e gjithë kjo ishte “propagandë dashakeqe”. Përndryshe, informacionin për infektimin e kandidadit të Bashkimit Demokratik për Integrim e konfirmuan partia dhe disa mediume.Madje lajmi u publkua dhe u shpërnda nga portalet e afërta me Bashkimin Demokratik për Integrim, shkruan nezavisen.mk, transmeton Tetova News.
Ja statusi i tij i plotë:
Të nderuar,
Ju faleminderoj shumë për kujdesin dhe përkrahjen masovike, unë jam shëndosh e mirë, gati për sfidat e reja.
Ju lutem, telefonat t’i përdorni për biseda me familjarët, miqtë, dashamirët e bashkëpunëtorët dhe jo për shpifje të ulta, fushatë të zezë dhe propagandë që prek edhe shëndetin një ditë para zgjedhjeve sepse kjo nuk ju nderon
Unë nuk jam pozitiv në COVID-19 dhe nesër në ora 10:00 do ta ushtroj të drejtën time të votës dhe ju ftoj që të gjithëve të votoni dhe të mos bini pre e propagandave dashakeqe.
Uroj shëndet për të gjithë dhe shërim të shpejtë për të gjithë të infektuarit
Почитувани,
Ви благодарам многу за масовната грижа и поддршка, јас сум потполно здрав и добар, подготвен за новите предизвици.
Ве молам да ги користете вашите телефони за разговори со семејството, пријателите, најблиските и соработниците, а не за ниска клевета, црна кампања и пропаганда на ден пред изборите затоа што не ве вреднува.
Јас не сум позитивен во СОВИД-19 и утре во 10:00 часот ќе го искористам своето право на глас и ве повикувам сите да гласате и да не станете жртви на злонамерна пропаганда.
Им посакувам здравје на сите и брзо закрепнување на сите заразени.