Kreu i PDK, Kadri Veseli tashmë prej 5 ditësh në luftë me COVID-19 thotë se gëzon shëndet shumë të mirë.
Veseli thotë se deri në shërim të plotë do të qëndrojë në vetizolim teksa mezi pret të rikthehet në aktivitete dhe në punët e tija në krye të PDK.
STATUSI NGA KADRI VESELI
Të dashur qytetarë,
Ju falënderoj nga zemra për kujdesin dhe mesazhet inkurajuese që po më dërgoni këto ditë gjatë ballafaqimit me covid-19.
Dua të ju informoj se unë jam shumë mirë me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndroj në vetizolim.
Mezi po pres të rikthehem në aktivitete dhe shumë punë të mira në Partinë Demokratike të Kosovës.
Ju ftoj të gjithëve që të bëni shumë kujdes, t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën!