Tetë viktima, 127 të infektuar dhe 83 pacientë të shëruar, është bilanci i sotëm për Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, njofton Ministria e Shëndetësisë. Brenda 24 orëve janë realizuar 904 tampone. Sipas shpërndarjes gjeografike, rastet e reja janë regjistruar në Shkup-57, Kumanovë-4, Shtip-13, Tetovë-6, Strugë-10, Ohër-7, Kavadar-1, Gostivar-8, Probishtip-2, Demir Hisar-1, Kratovë-2, Shën Nikollë-12, Kërçovë-4.
Pesë viktima janë nga Shkupi, si dhe nga një viktimë kanë Tetova, Struga dhe Kërçova. Në Klinikën Infektive në Shkup jetë kanë ndërruar dy pacientë të moshës 70 dhe 93 vjeçe. Në Spitalin “8 shtatori” kanë ndërruar jetë pesë pacientë të moshës 34,45,78 dhe 87 vjeçe, ndërsa tek një 62 vjeçar prania e virusit është konfirmuar pas vdekjes. Në Klinikën e Tetovës jetë ka ndërruar një pacient 78 vjeçar.
Sipas statistikave të fundit në Maqedoninë e Veriut nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 9153 persona me koronavirus, prej të cilëve 4810 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 422 pacientë. Për momentin në Maqedoninë e Veriut tonë ka 3921 raste aktive me Covid-19.