Nga Artan Limani
Per krejt në fund, neve na ngel që të shkëputemi nga e kaluara dhe të krijojmë politika arsimore progresive të cilat do të mundësojnë që me univerzitetet të udheheqin ata të cilët i njohin hulumtimet shkencore nga thelbi.
Fjala universitet vjen nga fjala latine universitas që don të thot komunitet shkollarësh apo dijetarësh. Komunitetet e para të regjistruara të takimeve mes studentëve dhe profesorëve mendohet të kenë ndodhur në universitetein e al-Qarawiyin në Maroko dhe në universitetin e Bolonjës në Itali. Doktoratura e parë besohet të jet dhënë para diku 800 viteve nga universiteti Europian i mesjetës nga ku është zhvilluar universiteti si nj një sistem në funksion të krijimit të dijes dhe civilizimit. Sipas Blessinger, nga aspekti pedagogjik, skolastika, duke përdorur rezonimin dialektik per të aritur te e verteta, ishte metoda më e përdorur ne universitetin e hershëm. Nga periudha e renesansës e këndej, humanistika, duke u fokusuar në të menduarit kritik dhe në observime empirike, u paraqit si pjesë integrale e mësimdhënies dhe mësimnxënies.
Arsimi i lartë gjithmonë ka luajtur një rol kritik në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të cdo vendi. Sot, universitetet jane ekosisteme komplekse të cilat fokusohen në hulumtime (origjinal: research universities), në arte liberale (origjinal: liberal arts), kolexhe univerzitare (origjinal: community colleges), dhe universitete politeknike. Të gjitha këto, që nga themelimet e tyre, kanë funksionuar duke u bazuar në matrica të inovacioneve me qëllim qe të modernizohen dhe të tërheqin studentët dhe mësimdhënësit më të mirë të botës.
Sa për ilustrim, disa prej tyre janë edhe botërisht të njohura si Harvardi, MIT, Oxford, Cambriddge, ETH Zurich, Humboldt në Berlin, Sorbona në Paris, e të tjera. Cka i bën këta universitete aq inovative dhe progressive që të jenë lidere të arsimit të lartë në botë? Përgjigja është e thjeshtë: Eshte pikërisht integrimi i zhvillimit të hulumtimeve, mësimdhënies dhe mësimxenies në misionin dhe vizionin e tyre. Për më tepër, është edhe zbatimi i këtyre elementeve në cdo program studimor për të mbajtur të gjallë tentimin permanent për inovacion nëpërmjet hulumtimeve të aplikuara në komunitet, zhvillimit profesional të mësimdhënësve, ndryshimit sistematik të kurikulave, dhe krijimit të lidhjeve mes universiteteve, me organizatat qytetare, bizneset e vogla dhe të mësme, si dhe me kompanitë globale.
Univrziteti modern, sic e njohim sot, zanafilën e ka që nga fillimi i shekullit 19-të me etablimin e universitetit të Berlinit nga apo sic njihet sot, Universiteti i Humboldtit ne Berlin. Në qendër të modelit Humboltdian është zhvillimit holistik i studentëve nëpërmjet hulumtimeve dhe studimeve. Ky model, bën integrimin e arteve dhe shkencës me hulumtime me qëllim që të arihet nxënie e dijes në një fushë specifike si dhe të zhvillimit të kulturës së përgjithshme të studentit. Wilhelm von Humboldt i cili në kohën e reformave Prusiane ishte i interesuar të ngren nivelin e qytetërimit të klasëes së mesme, e promovoi arsimin e përgjithshëm si pjesë të studimeve univerzitare. Ai besonte fuqishëm se studentët nuk munden të bëhen zejtar, tregtar, ushtar, apo ndërmarës, nëse nuk janë qytetarë të ngritur dhe te informuar mjaftueshëm. Ai ishte i sigurt se nëse një student e kalon një periudhe ngritjeje qytetare dhe me dijeni të përgjithsme për botën dhe kulturat e saja, shkathtësitë profesionale do të fitoheshin shumë më lehtë. Gjithashtu, sipas tij, një njeri me këto attribute të larta qytetare, do të mundej lirshëm të kaloje nga nje vokacion në tjetër. Pra, Humboldt-i njihet si njeriu me më shumë influencë në arsimin e Gjermanisë dhe une lirisht do të kisha thënë në të gjithë botën, pasi qe modeli i tij i bazuar në ngritje holistike të studentit dhe kombinimi i hulumtimeve me mësimdhenië është sot modeli i cili aplikohet në SHBA, në një formë autentike.
Është gjithsesi paradoksale që pas lufës së dytë boterore, atëherë kur edhe janë hapur numri më i madh i iniverziteteve në Europë, të njejtit nuk kanë ndjekur këte model por përkundrazi, universiteti Europian është fokusuar në aspektin filozofik të shkencës dhe si rezultat qasja e ligjeruesve ndaj shkencës ka qenë abstrakte dhe jo praktike sic ka ndodhur në SHBA. Edhe pse universitetet si Oxford dhe Cambridge-i të Anglisë gjenden lartë në listat e prirësve të arsimit të lartë për kualitet, arsimi i lartë ne SHBA ngel të jet lider për cilësi në mesimdhenie, mësimnxënie dhe hulumtime. Kjo pikërisht për shkak të modelit Humboldtian që ata kanë aplikuar në mesimdhenië duke kombinuar ate me hulumtime. Gjithashtu, arsimi i bazuar në “arte liberale” (Liberal Arts Education) fundamentin e ka në modelin Humboldtian dhe si rezultat SHBA-të kanë një demokraci funksionale të bazuar në individin si dhe janë prirës në inovacion për të redizajnuar vendin e punës, ashtu sich e njohim ne. Madje mos të harojmë, revolucioni i katert industrial zhvillimin më substancial e ka në SHBA.
Është për të përshëndetur lëvizjen e madhe që ndodh për momentin në Unionin Europian e cila si duket i kthehet modelit Humboldtian. Në një studim të inicuar nga Asociacioni i Universiteteve Europiane (EUA) të vitit 2019, i quajtur “Roli i Universiteteve në Ekosistemet Inovative Regjionale,” shohim që shkathtësitë që ju duhen resurseve njerëzore për të implementuar ekosisteme inovative regjionale janë po ato të cilat i përmendëm më herët. Pra, universitetet e vizituara nga asociacioni kanë referuar që ndryshimet inovative që ata implementojnë bazohen në integrimin e interdisciplinaritetit në kurikulat studimore. Për shembul, universiteti Teknik i Mynihut (TUM) ka integruar module të shkencave sociale dhe atyre humane në kurikulën e inzhinjerisë. Njejt edhe kurikula e re dhe fleksibile e zgjedhjes së lëndeve interdisciplinre në universitetin e Sorbonës në Paris ka tërhequr më shume student se cdo herë më parë.
Ndryshimet e fundit brenda BE-së që u japin më shumë autonomi universiteteve të vendosin për kurikulat e tyre e ka mundësuar që Universiteti Masaryk në Republikën Cheke të krijoj një strukturë të re të zhvillimit të shkathtësive interdisciplinare tek studentët e vet. Me disa fjalë, shumica e universiteteve ne BE tani më kanë marë nje destinim praktik ndaj arsimit univerzitar dhe ju ofrojnë studentëve të vet një qasje multidisciplinare të nxenies së dijes. Studimet organizohen duke ju mundesuar studntëve të zhvillojnë aftësitë ndermarësorë pa marë parasysh se cka studiojne të njejtit. Pra një student mund të ket studijuar për ndërtimtari mirëpo në programën studimore ka pas të integruar “shkathtësi për jetë” (origjinal: life skills) si dhe mundësi për të zhvilluar një mendësi dhe shkathtësi ndërmarësore, krahas mendësisë qytetare. Pra, BE ka bërë nje kërcim quantik sa i përket ndryshimeve kurikulare univerzitare për të ju dhënë studentëve mundësi të zhvillojnë karakterin e tyre të përgjtshem si qytetarë dhe shkathtësi shtesë që të munden të ballafaqohen me sfidat e një botë përplot me ndrsyhime të shpeshta.
Si qëndrojnë universitetet në shtetin tonë kundrejt atyre në BE dhe SHBA? Për fat të keq, universitetet në shtetin tonë janë produkt i një sistemi të kombinuar – komunist dhe neo-liberal. Them komunist sepse deri më tani nuk kanë ndodhur ato ndryshime themelore që priteshin si digjitalizimi i administratës dhe administrimit me procesin arsimor. Për shembull, indeksat duhet të ishin pjesë e së kaluarës si dhe shumë procedura tjera administrative. Gjithashtu, edhe marrëdhënia profesor-student duhet të pësojë një ndryshim thelbësor ku studentët do të bëhen pjesë e ekipeve kërkimore të udhëhequra nga vetë profesorët. Pas mëvehtësimt të shtetit, universitetet shtetërore ranë nën ndikimin e politikës kurse ata private u sistemuan si profitabile. Sot, universitetet shtetërore nuk ngjasojnë me asnjë universitet të përmendur më lartë, biles as atij të hershmit, as atij të mesjetës, e as atij të Europës së pas luftës së dytë botërore.
Ndryshimi duhet të fillon nga depolitizimi si faze e parë me qëllim që të hapet një dialog i gjëre qytetarë ku nëpërmjet ndryshimeve ligjore të kërkohet më shumë autonomi në vendim marje. Më tej, faza e dytë duhet të fokusohet në inovacion përmes “diversifikimit të kurikulave” që të ofrohet një qasje multi disciplinare ndaj nxënies së dijes. Faza e tretë është ritja e mobilitetit të studentëve vendor dhe ata të huaj, si dhe të ligjeruesve. Nje element unik që ne duhet implementuar në pjesën e kurikulave është inkuadrimi i lëndës së hulumtimeve shkencore nëpër krejt kurikulen univerzitare. Kjo është një qasje specifike në dizajnimin e kurikulave dhe njihet si një levizje akademike globale e quajtur “hulumtimet shkencore si pjesë integrale të kurikulës” (original: Research Across the Curriculum), ku parashihet që përpos lëndës hulumtime shkencore si lëndë vetanake e domosdoshme për cdo program studimor, e njejta të inkuadrohet në të gjitha lendët e programës studimore. Kësisoj, kur nje student të diplomoj, ajo apo ai, do të ket dijeni të mjaftueshme për hulumtimet shkencore si bazament i procesit akademik. Më vonë, kur studenti të vendos të kaloj në magjistraturë apo doktoraturë, i njëjti të ket shkathtësi për t’u përballur me kërkesat rigoroze për hulumtime shkencorë te avancuara, të cilat gjitashtu duhet inkuadruar pasi që nuk egzistojnë si të tilla.
E gjithë kjo hap kutinë e Pandorës pasi që me vehte sjell edhe kërkesën për qasje të studentëve dhe ligjeruesve në biblotekat globale online, të cilat duhet të sigurhen nga cdo universitet, public apo privat. Nga kutia do të nxjerim edhe atë të pashmangshmen që sugjeron që per shkak të qasjes ne keto bibloteka globale dhe për shkak të nevojës për ritje të mobilitetit të studentëve dhe ligjeruesve, gjuha Angleze do të duhej të jet qendrore në këtë matricë zhvillimore. Pra, si duket, ne kemi dy opcione, dhe ate: të mbijetojmë duke ndryshuar apo të dezintegrohemi përgjithmonë nga shoqëria globale e dijes.
Nuk ka mëdyshje që inovacioni përmes diversifikimit të kurikulave me një qasje multi disciplinare do të na ndihmontë edhe në etablimin dhe funksionimin e demokracisë në shtet, për të cilën kemi nevojë më shumë se kurdo më parë. Kësisoj, universitetet do të nxjernin kuadro të cilët do të fuqizonin sektorin civil apo njërën nga tre shtyllat e shoqërisë. Për këtë shkruajnë edhe Blessinger, Enakshi dhe Mahoney në artikullin e tyre “Arsimi i lartë për një shoqëri më të mire qytetare” (original:Towards higher education for a better civil society) dhe sugjerojnë që transformimi i kurikulave për të integruar përgjegjsi shoqërore (original: social responsibility) dhe zhvillim të qëndrueshëm (sustainable development) duhet të ndodh shpejtë. Madje, ata i referohen zavendës rektorit të universitetit të “West of Scotland” i cili thot që nëse universitetet nuk kanë përgjegjsi shoqërore, të njëjtat nuk kanë të ardhme.
Per krejt në fund, neve na ngel që të shkëputemi nga e kaluara dhe të krijojmë politika arsimore progresive të cilat do të mundësojnë që me universitetet të udheheqin ata të cilët i njohin hulumtimet shkencore nga thelbi. Të udheheqish me nje universitet domethënë t’i paraprish një grupi të madh të shkollarëve dhe ti motivosh te njejtët te inicojnë hulumtime autentike shkencore si dhe inovacion të mësimdhënies dhe mësimnxënies. Si rezultat i këtij defekti në sistem, ne jemi duke u përballur me një fenomen të temave të magjistraturave dhe doktoraturave të cilat ngjasojnë me ato të “hartimeve” të shkollave të mesme të viteve të 90-ta. Kjo duhet ndaluar shpejtë pasi që me hapjen e negocijatave me BE-ne, reperkusionet do të jenë enorme.
Burimi: Respublica