Jozyrtarisht mësohet se sonte në Batincë të Shkupit ka ndodhur një rrahje ku ka mbetur i vrarë një person..
Momentalisht nuk ka të dhëna nga MPB-ja rreth këtij rasti. Ende nuk dihen arsyet se si ka ardhur deri tek kjo rrahje, ndërsa nesër priten informacione më të hollësishme nga institucionet kompetente, njofton Shenja.