Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp në Tetovë, në të cilën i theksuan propozimet në lidhje me integrimin në NATO dhe Bashkimin Evropian. Njeriu i parë i LSDM-së, Zaev, theksoi se me politikat e tij i kanë hapur dyert për në NATO dhe BE vetëm për tri vjet në vend se 11 vjet në pushtetin paraprak.
“Dy miliard e gjysmë para evropiane na qëndrojnë në dispozicion në periudhën në vijim. Paratë evropiane për standarde evropiane në vend por edhe për ballafaqim me pasojat e koronavirusit. Jemi të gatshëm e dimë dhe mund të hapim 80 për qind të kapitujve deri në vitin 2024, ndërsa për gjashtë vjet prej tani ta mbyllim gjithë procesin negociues me BE-në dhe të bëhemi anëtare me të drejtë të plotë e BE-së. Kjo është oferta jonë për katër vitet e ardhshme. E dimë mirë se ç’farë shteti duam të jetë Maqedonia e Veriut në vitin 2024, e lirë, demokratike, evropiane dhe e integruar”, theksoi Zaev, transmeton MIA.
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami theksoi se ideja e madhe për Maqedoni Evropiane siç i ka bashkuar të dy partitë para zgjedhjeve do të jetë udhëzues për katër vitet e ardhshme.
Të dy kryetarët mbajtën takim me kandidatët për deputetë nga njësia e gjashtë zgjedhore, ndërsa gjatë ditës janë parashikuar edhe takime me grupe të qytetarëve.