Jam i gatshëm që të shkëmbej deputetë me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski që të formoj qeveri të pakicave, që mos të formojë qeveri me BDI-në, sepse unë jam kandidat për kryeministër në koalicionin “Mundemi”. Kështu lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka hedhur poshtë çdo mundësi për të koalicionuar për kryeministrin e propozuar nga BDI, Naser Zyberin.
View this post on Instagram
Zaevi i gatshëm të shkëmbejë deputetë me Mickoskin: BDI duhet të shkojë në opozitë
“Unë jam kandidat për kryeministër i koalicionit “Mundemi”. Unë do të jem kryeministri i ardhshëm me ata që do të bëjmë shumicë parlamentare. Nëse kusht është kjo që të jemi me BDI-në, nuk do të negociojmë me BDI-në dhe jam i gatshëm…
Gazetari: Kurse me VMRO-DPMNE-në?
Jam i gatshëm të shmangem, duke biseduar me deputetët tanë, 13 deputetë për Mickoskin, sepse aq i duhen për 61 deputetë, ai të formojë qeveri të pakicave, ose do të kërkojë nga ai të mi japë 6, sepse aq na duhen neve, që të mund të formojmë qeveri të pakicave”, tha Zaev në TV24.