Deri tani sipas mjekëve ne e dimë qe koronavirusi mund të hyjë në trupin tonë përmes hundës dhe gojës.
Rekomandimet nga mjekët kanë qenë të vazhdueshme për të vendosur maska në fytyrë dhe për të mbajtur distancën sociale.
Po sytë? A duhet të mbajmë syze apo mburoja në fytyrë?
Sipas Dr. Thomas Steinemann, zëdhënës klinik i Akademisë Amerikane të Ophthalmogy mund të infektohemi nga Covid-19 edhe përmes syve.
“Ekzistojnë dëshmi të reja që njerëzit janë duke u infektuar me koronavirus nga pikat që ndodhen në ajër. Këto pika mund të futen në trupin tuaj nëpërmjet syve”- tha ai.
Sipas CNN gjithashtu është e mundur të infektoheni edhe duke prekur sipërfaqe të kontaminuara dhe më pas duke prekur syrin.
Eksperti më i mirë i vendit për sëmundjet infektive, doktor Anthony Fauci tha se duhet të filloni të mbroni sytë tuaj pasi mund të infektoheni me koronavirus edhe nëpërmjet syve.
“ Nëse vërtet dëshironi mbrojtje perfekte të sipërfaqeve tuaja mukoze atëherë duhet të mbroni edhe sytë tuaj. Keni mukozë në gojë, në hunde por gjithashtu keni mukozë edhe në sy.
Teorikisht duhet të mbroni të gjitha sipërfaqet. Kështu që nëse keni syze ose mburojë për sytë, duhet ta përdorni.”- u shpreh ai.