Ballina Bota Digjet xhamia 139-vjeçare në Afrikën e Jugut (VIDEO)

Digjet xhamia 139-vjeçare në Afrikën e Jugut (VIDEO)

Një xhami 139-vjeçare në qytetin e Durbanit të Afrikës së Jugut është përfshirë nga zjarri.

Shkaku për zjárrin në xhaminë “Grey Street” nuk dihet ende, ndërsa nuk është raportuar për víktima.

Por Faisal Suliman, kryetari i Rrjetit Mysliman të Afrikës së Jugut, tha se besohej se zjarri kishte filluar në njërën nga shtatë banesat e stafit të vendosura sipër xhamisë dhe mund të jenë shkaktuar nga një defekt elektrik.

“Supozohet të ketë qenë aksidentale, dhe të mos ketë pasur ndonjë lojë të gabuar,” i tha Suliman agjensisë së lajmeve AFP.

Xhamia me strukturë historike mund të akomodojë deri në 7000 besimtarë, dhe njihet si një ndër xhamitë më të vjetra dhe më të mëdha në hemisferën jugore. /abcnews.al

https://www.youtube.com/watch?v=B28pQ53RWmY