E ngjashme me një flutur, me strukturën e saj simetrike, ngjyrat e bukura dhe modelet e ndërlikuara, ajo duket se noton dhe përplaset në hapësirë, por në realitet është një ”mjegullnajë” planetare, një flluskë gazi e njohur si NGC 2899.
Ajo është fotografuar nga teleskopi VLT i Observatorit Jugor Europian (ESO) në Kili dhe për herë të parë në detaje të papara.
”Mjegullnaja”, e cila ndodhet midis 3 000 dhe 6 500 vite dritë larg në yjësinë jugore të Velës, ka dy yje qendrore, që besohet të jenë në origjinën e pamjes së saj pothuajse simetrike.
Kur ylli i parë arriti në fund të ”jetës” së tij dhe ”dëboi” shtresat e tij të jashtme, ylli i dytë filloi të ndërhynte në rrjedhën e gazit duke formuar kështu formën e fluturës.
Vetëm rreth 10-20% e mjegullnajave planetare tregojnë këtë lloj forme bipolare. /Epoka e re/