Trupi i paj*etë i një vaj*ze të re sot në mëngjes është gjetur në afërsi të fshatit Çajle e Vjetër pas kërk*imit treorësh. Sipas gjitha gjasave bëhet fjalë për vaj*zën e cila mbrëmë para mesnate ishte deno*ncuar se ishte marrë nga ujërat e Vardarit, transmeton MIA.
Sipas informacioneve të para të zëdhënësit të SPB Tetovë, Marjan Josifovski, sot në mëngjes rreth orës 3 tru*pin e kishin vërejtur banorë lokalë në një ishull me rërë në afërsi të një këndi të lojërave për fëmijë. Shumë shpejtë pastaj rastin e kanë deno*ncuar në po*lici.
Pas kishte ardhur ekipi mjekësor, ishte konstatuar se nuk ka she*nja jete. Bëhet fjalë për një banore 20 vje*çare të Gostivarit e cila sipas informacioneve të para, pak pas mesnate kishte rënë në Vardar në afërsi të urës së vogël metalike te tregu i qytetit. Dëshmitarët e rastit të cilët kishin lajmëruar në polici kishin konfirmuar edhe se një banor i Gostivarit kishte tentuar që ta nxirrte, por nuk kishte pasur sukses në këtë qëllim. Supozohet se bëhet fjalë për një banor 45 vjeçar të Gostivarit, i cili po kër*kohet ende.
Nëpunësit e policisë dhe ekipe të kërk*imit prej në mëngjes vazhduan me kërkimin përgjatë rrjedhës së Vardarit në përpjekje që të gjendet tru*pi i burrit.
Nëpunësit e policisë dhe banorët me llamba të baterisë e ndiqnin rrjedhën e ujit në rast se paraqiten tru*pat. Deri më tani nuk dihen rrethanat të cilat kishin shkaktuar ngjarjen trag*jike.
Tru*pi i va*jzës, me urdhër të prok*urorit Pu*blik është dorëzuar për au*topsi