EVN Maqedoni informon klientët e saj se si rezultat i zhvillimeve të fundit me Bankën EURO Standard, ata nuk do të mund të bëjnë pagesat për faturat për energjinë elektrike dhe shërbimet e tjera të EVN-së përmes postës së Maqedonisë.
Kjo vjen për faktin se Posta e Maqedonisë pagesat i ka realizuar përmes Bankës Euro Standard.
Sidoqoftë ka disa zgjidhje alternative për klientët të cilët të cilët mund ti përdorin këtë periudhë:
Pagesa onlajn pa provision përmes faqes në internet evnonline.mk
Pagesa pa para të gatshme pa provizionm nëpërmjet pikave të shitjes të EVN të vendosura Qendrat e Energjisë së
Konsumatorëve dhe Qendrën e Informacionit të EVN në GTC
Pagesa elektronike pa provizion
Pagesa me urdhër të përhershëm
Pagesa në banka të tjera
Të gjitha opsionet e mësipërme janë të hapura, por për shkak të situatës me koronavirus inkurajojmë përdoruesit të përdorin shërbimet e shumta në internet të EVN.